• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHEN PAMJET/ Emanuela Daci në emër të ISIS pengon gratë shqiptare të kthehen (FOTO)
Home
Breaking News

PUBLIKOHEN PAMJET/ Emanuela Daci në emër të ISIS pengon gratë shqiptare të kthehen (FOTO)

2 August, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kjo grua që shihni në këtë foto është Emanuela Daci, imazhi të cilës publikohet sot për herë të parë nga Top Channel.

Ajo është bashkëshortja e Almir Dacit, nga Leshnica e Pogradecit, një prej luftëtarëve shqiptarë i cili në emër të krijimit të Khalifatit Islamik u vra në Siri.

Inteligjenca kurde që edhe e ka skeduar përmes hapjes së një dosje të veçantë, nga informacionet e marra brenda kampit Al Hol ka mbërritur në përfundimin,  se ajo merret me radikalizimin e mëtejshëm të grave dhe vajzave shqiptare brenda në kamp.

Autoritetet kurde të cilat edhe e kanë fotografuar,  e vlerësojnë Emanuela Dacin si penguese dhe kërcënuese të grave dhe vajzave shqiptare për tu kthyer në atdhe.

Një ditë më parë vetë kryeministri Edi Rama pohoi se:

“Janë dy persona që kanë refuzuar, por nga informacionet e marra në rrugë inteligjente janë persona që janë pengje brenda kampeve, janë persona që nuk shkëputen dot, që kanë frikë dhe frikën e kanë të bazuar në faktin që gjatë momentit të shkëputjes mund t’u marrin jetën“, tha Rama.

Metodat e përdorura nga Emanuela Daci sipas autoriteteve të inteligjencës kurde janë nga më të ndryshmet.

Të njëjtat burime i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu se Daci u bën presion grave dhe vajzave shqiptare në Al Hol, se nëse do të pranojnë të kthehen në atdhe atëherë do tu heqin shamitë dhe nuk do të lejohen të kryejnë lutjet 5 herë në ditë.

Emanuela Daci shihet edhe si personi përgjegjës për moslejimin e kthimit në Shqipëri,  të Eva Dumanit vëllai të cilës Endri u kthye në Tetor 2020.

Endri Dumani falë kërkimeve brenda  kampit Al Hol, prej Marc Ghorayeb këshilltar jo rezident i kryeministrit Edi Rama në Lindjen e Mesme bashkë me Drejtorin e Antiterrorit shqiptarë Gledis Nano dhe kolegut të tij Indrit Doda u shpëtua. Por Eva nën influencën e Emanuela Dacit u fsheh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DELTA PËRHAPET ME SHPEJTËSI NË KOSOVË/ Epidemiologët paralajmërojnë goditjen nga një valë tjetër e pandemisë
Previous article PËRFSHIHET NGA FLAKËT AUTOMJETI NË HIMARË/ Ndërhynë në kohë zjarrfikësja për shuarjen e zjarrit, dyshohet se...

Delo.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT