• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TEMPERATURAT EKSTREME TË MOTIT/ Sinoptikania: I nxehti afrikan do të zgjasë më gjatë…
Home
Sociale

TEMPERATURAT EKSTREME TË MOTIT/ Sinoptikania: I nxehti afrikan do të zgjasë më gjatë…

2 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Temperaturat ekstreme të motit do të vijojnë të jenë prezentë në vend. Kështu konfirmoi sinoptikania Lajda Porja, e cila nëpërmjet një lidhje direkte për “News 24”, tregoi se temperaturat pritet të shkojnë deri në 42 gradë.

Moti pritet të freskohet sipas saj në fundjavë, ku temperaturat do të shënojë 35 gradë. Ajo shtoi se reshjet e shiut do të jenë prezente në vend, por në zona të izoluara dhe kryesisht ato malore. Sipas sinoptikanes nuk përjashtohet mundësia që gjatë këtij muaji të ketë një valë tjetër të nxehti Afrikan në vend.

“Valë e nxehtë në fakt me epiqendër në brigjet e Egjeut.

Kjo është vala më e nxehtë tani për verën. Kjo valë e nxehtit po zgjat pak më shumë. Termometri ka shënuar 42 gradë, madje ka pasur rritje të vlerave sot. Pjesa më e madhe e zonave perëndimore shënojnë 40, e në qarkun e Fierit dhe Beratit temperaturat shënojnë 42 gradë. Temperatura të larta janë dhe në Kukës dhe Has. Parashikohet që deri në mesat e javës, do të ketë më pas një rënie të lehtë. Pra nga 42 pritet të shkojnë në 40 gradë.

Që nga ora 10 e paradites, deri në orën 14:00 do të jetë piku. Fatmirësisht në disa zona do të ketë rrebeshe shiu në zona të izoluara. Freskimi i motit do të ndihet në fundjavë kur temperaturat do të zbresin deri në 35 gradë. Nuk përjashtohet mundësia e një tjetër vale në gusht që do përfshijë Shqipërinë. Të nxehtit afrikan këtë verë si epiqendër kanë pasur brigjet e Egjeut”, tha Porja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMENDJE/ Njihuni me 4 pijet më të shëndetshme që duhet të pini çdo ditë për zemrën
Previous article COVID-19 NË ITALI/ 60.22% e popullsisë mbi 12 vjeç kanë marrë vaksinën

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT