• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORRIKU SHËNOI KTHESË NEGATIVE TË PANDEMISË/ Varianti Delta qarkullon gjerësisht
Home
Sociale

KORRIKU SHËNOI KTHESË NEGATIVE TË PANDEMISË/ Varianti Delta qarkullon gjerësisht

2 August, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Në Shqipëri, muaji korrik shënoi një kthesë negative të ecurisë së pandemisë Covid 19. Të gjitha shifrat, përveç viktimave, 1 rast i vetëm, pësuan një përkeqësim, krahasuar me muajin qershor, kur ato ishin në kuotat më të ulta që prej fillimit të saj. Në korrik u konfirmuan dhe rastet e para të variantit Delta, ndonëse një pjesë e mirë e mostrave të dërguara në një laborator të specializuar në Gjermani, i përkisnin muajit qershor. Megjithatë autoritetet tanimë kanë pranuar se ky variant qarkullon gjerësisht.

Në total gjatë muajit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, janë regjistruar 598 raste të reja, me një mesatare prej 19.2 rastesh në ditë. Ndonëse në vlerë absolute shifrat nuk janë në nivele shqetësuese, krahasuar me qershorin, kur u verifikuan vetëm 186 raste, rritja është e ndjeshme, më shumë se trefishi, aq më tepër kur numri i testimeve u rrit vetëm 10 përqind

Rastet erdhën në ngjitje, veçanërisht në gjysmën e dytë të muajit. Data 29 Korrik shënoi dhe ditën me numrin me të madh, me 47 të prekur të rinj, kuota më e lartë që prej 14 majit. Ndërsa më 4 korrik, ishte niveli më i ulët me vetëm 1 të infektuar.

Gjatë muajit korrik dhe pozitiviteti (raporti mes rasteve të reja dhe testimeve) u rrit 3 herë krahasuar me qershorin, ndonëse mbetet ende në nivel shumë të ulët, 0.6 përqind. Megjithatë, ky nivel duket të jetë ndjeshëm më i lartë, në realitet, nëse mbahet në konsideratë fakti se një pjesë e testimeve I përkasin qytetarëve që detyrohen të bëjnë tampon për shkak të lëvizjev jashtë vendit. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në fakt, numri i shtrimeve në spital ka shënuar një rritje progresive. Nëse në datë 1 korrik kishte vetëm 2 pacientë që kishin nevojë për trajtim të specializuar, më 1 gusht raportohen 24 persona të shtruar. Nga ana tjetër, rastet aktive janë shtuar ndjeshëm. Në fund të qershorit kishte vetëm 53 të tillë, ndërsa aktualisht janë 421 persona aktivë, gati 8 herë më shumë.

Ndërsa kudo në botë, shtetet po rikthejnë kufizimet për shkak të pranisë së variantit Delta, autoritetet shqiptare janë të mendimit se situata është nën kontroll dhe nuk ka arsye që për momentin të marrin masa shtesë. Megjithatë mbetet i pashpjegueshëm fakti se përse në kufijtë e vendit, nuk ushtrohet asnjë kontroll, dhe nuk i kërkohet asnjë vizitori të tregojë nëse ka certifikatë vaksinimi apo test të kryer në 2-3 ditët e fundit, sikundër veprohet në kufijtë e shteteve europiane të cilat kanë dhe një mbulesë vaksinale më të lartë se Shqipëria.

Autoritetet po i mëshojnë thirrjeje për vaksinim, dhe muaji gusht është caktuar si muaj i hapur për të gjitha grupmoshat +18 vjeç, për të kryer vaksinën kudo në qendrat shëndetësore apo në pikat e vaksinimit të përqëndruar. “Do të jetë një muaj që ne do ta konsiderojmë muaj sulmi, për të vaksinuar qytetarët e grupmoshës +18 vjeç”, deklaroi pak ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila pati një thirrje të veçantë për studentët, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor./VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUNIMET NË UNAZËN E MADHE/ Balluku: Është realizuar 50% e punimeve, punohet pa pushim për të përmbyllur...
Previous article ZJARRET NË VEND/ Shqipëria “përvëlohet” edhe sot, IGJEUM: Nivel “I LARTË” rreziku të gjitha qarqet...

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT