• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gaz Demi tregon se për cilën kadidaturë do të votojë në garën për president të FSHF-së
Home
Futboll

Gaz Demi tregon se për cilën kadidaturë do të votojë në garën për president të FSHF-së

10 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, ka folur për situatën aktuale të klubit të kuq, ku ndalet te humbja turpëruese 5-0 në Gjirokastër me Luftëtarin

“Në këto vitet e mia kjo është situata më e turpshme për Partizanin dhe më e vështirë. Megjithatë mendojmë sikur tani jemi futur në shina për të rikuperuar kohën e humbur”, tha në prononcimin e tij për TCH presidenti i të kuqve.

Partizani për këtë 6-mujor të parë, ka shpenzuar rreth 500 mijë euro, më shumë se kushdo klub, skarcime lojtarësh të marrë në merkaton e verës, apo edhe lëvizje në stafeve drejtuese. Por më shumë se paratë e humbura, presidenti Demi ka një tjetër peng, humbja e thellë 5-0 nga Luftëtari në Gjirokastër.

“Ndeshja e Gjirokastrës është maskaradë, edhe sot kur e kujtoj nuk di çfarë të them. Nuk mund të them nëse ka pasur poshtërsi apo jo, se pa fakte nuk mund të flas. Për zërat që kam dëgjuar në ka vërtetësira, sot jemi në një kohë ku kontrollohet e verifikohet gjithçka. Domethënë atë ditë ishte një skuadër pa karakter, sot kur e kujtoj më vjen turp”, thekson Demi.

Partizani mbetet ende në pritje për të marrë titullin e sezonit 2015-2016 që ju hoq Skënderbeut. Numri 1 i klubit të kuq deklaron: “Titulli nuk mund të rri në sirtarin e Federatës. Duhet ta marrë vendi pasardhës. Aq më tepër që ne u përfaqësuam nga UEFA jo nga Federata në Champions League”.

Më 7 shkurt do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku do të votohet për organet drejtuese të FSHF-s, nga presidenti deri te Komiteti Ekzekutiv. Por për momentin ende nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare.

“Ne si Partizan nuk kemi asnjë kandidaturë. Por do të shohim cilët do të jenë kandidatët dhe unë e kam thënë edhe herë të tjera, do të shoh dhe do të votoj për platformën më të mirë për futbollin shqiptar kushdo që të jetë, ky president që është apo ndonjë kandidat tjetër”, theksoi presidenti Demi.

Në mungesë të zyrtarizimit të kandidaturave, presidenti i Partizanit e përjashton veten e tij, për shumë arsye.

“Më kanë thënë edhe më parë disa miq të mi që të kandidoja për president, dikur s’kisha lidhje me futbollin fare. Por nuk mund të kandidoj edhe pse kam shumë dëshirë të bëj gjëra të mira për vendin tim. Tani kam edhe konflikt interesi, pastaj edhe presidenti aktual është shumë i fortë vështirë të mundet”, e mbyll prononcimin e tij presidenti i të kuqve, Gazmend Demi.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë përmbajnë 38 DOSJET e grupeve të strukturuara KRIMINALE që po hetohen nga policia
Previous article LORENC VANGJELI/ Mjeku “armik” nuk vritet as në luftë

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT