Frrok Çupi ka bërë një shkrim për protestën e opozitës dhe kundërshtitë e partive aleate të PD-së, ndaj LSI.
Sipas tij, protestat janë kot, pasi në Shqipëri pushtetinn e jep dhe merr Sorosi.
E vetmja parti që nuk është kapur nga LSI, sipas Frrokut, është LSI.
Çupi shkruan se është pikërisht kjo arsyeja, që po e luftojnë LSI-në.
“Përplasja reale e kohës në frontin e politikës është mes liberalëve majtistë (tashmë të vënë nën siglën e Soros) dhe populistëve- nacionalistë të djathtë të ikonizuar me Brexit, Trump, Vishegrad…, dhë pas kësaj nga ndryshime të mëdha në Europë.
A mund të kemi djathtistë konservatorë në Tiranë?
Nuk ka përfaqësues; atëherë si do të kemi të deleguar?
As ndryshime të qeverisjes nuk do të ketë, sepse qeveria është e majtë dhe PD në opozitë e majtë; madje të stilit ‘komunist të ri’ të Soros.
Nëse ndryshohen vendet në qeverisje mes PD dhe PS, kjo bëhet jo me protesta, pro me një skemë nga ‘Soros’; ai i jep urdhrat që atje.
PD shpreson të marrë pushtet nën këtë iniciativë…
Atëherë pse duhen protestat?
E vetmja forcë politike që nuk është e përfshirë në skemat e Soros, është LSI.
Kjo ‘le të mbetet në opozitë’, kanë urdhëruar ata nga qendra.
Radhimi i LSI në krah të Trump dhe Brexit kërkon kohë dhe disa sakrifica; aq më tepër që kjo parti ishte pjesë e qeverisë ‘Rama’.
Por më shumë pse po lihet e vetme nga fronti opozitar. Ata nuk e duan ‘të majtën LSI’…
Atëherë ky vend do të mbetet dominancë e majtizmit alias Soros, që përplaset nga kështjellat e BE deri në Rusi. BE liberale majtiste po humb Europën, por po ngulet në Tiranë”, shkruan Çupi.


