• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DELTA” NË SHQIPËRI/ Tomini: Vaksinohuni tani për të qenë të mbrojtur gjatë vjeshtës. Doza e TRETË…
Home
Sociale

“DELTA” NË SHQIPËRI/ Tomini: Vaksinohuni tani për të qenë të mbrojtur gjatë vjeshtës. Doza e TRETË…

1 August, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Të vaksinuarit kundër Covid-19 në Shqipëri kanë kaluar 1 milion e 198 mijë ndërsa  rreth 24 % e popullsisë i ka marrë të dy dozat e vaksinës. Me konfirmimin e variantit “Delta” autoritetet shëndetësore kanë shtuar thirrjet për të përmbushur kalendarin e plotë.  Sipas tyre vetëm përmes vaksinimit mund të  frenohet epidemia  dhe shfaqja e mutacioneve të reja.

“Është e rëndësishme që vaksinimi të përparojë me ritme të larta”.

Mutacioni Indian i Covid 19 po prek më shumë të rinjtë dhe të pavaksinuarit ndërsa  numri i të infektuarve po pëson rritje. Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini apelon për të përfituar nga muaji i hapur i vaksinimit për të qenë më të mbrojtur gjatë vjeshtës.

“Nëse do jemi të vaksinuar është e rëndësishme të parandalojmë format e rënda, hospitalizimin dhe për rrjedhojë edhe vdekjen. Përgatitja për vjeshtë-dimër fillon tani”, shprehet Tomini.

Ashtu si dhe shtete të tjera dhe në vendin tonë ekspertët e shëndetësisë po vlerësojnë mundësinë për  të përforcuar mbrojtjen anti Covid me një dozë të tretë vaksine.

“Ekspertët shikojnë dhe vlerësojnë situatën jo vetëm në rajon por edhe në botë. Deri më tani nuk është gjykuar marrja e një doze të tretë”, thotë ajo.

Gjatë gushtit çdo person mbi 18 vjeç mund të marrë vaksinën anti-Covid duke u paraqitur në qendrën shëndetësore vetëm më kartë identiteti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Përleshje në Paris kundër masave të reja kufizuese ndaj variantit Delta (VIDEO)
Previous article KORONAVIRUSI NË SHBA/ 200 punonjës të vaksinuar të dy spitaleve të prekur nga Delta

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT