Policia ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me shpërthimin e sotëm në Ksamil.
Sot rreth orës 11:26, në Ksamil, në një pikë karburanti, dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


