Prej dy ditësh, gadishulli i Karaburunit është përfshirë nga flakët që kanë prekur zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum dhe në gjithë zonën me shkurre.
Ndërsa ditën e sotme është aktivizuar një vatër zjarri edhe në Radhimë, ku rrezikohen banesat dhe hotelet. Shërbimi zjarrfikës me tre autobote dhe 15 punonjës po luftojnë me flakët.
Në pamjet duket se si punonjësit e zonave të mbrojtura janë duke u përpjekur ta vënë nën kontroll avancimin e flakëve por për shkak të terrenit kjo është e pamundur sepse ata kanë vetëm mjete rrethanore.
Duket se situata vijon të jetë kritike, ndërsa raportohet se flakët po favorizohen edhe si pasojë e temperaturave të larta dhe erës.


