• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHIFRAT: Tregtia me Italinë, në krye të eksporteve dhe importeve shqiptare
Home
Ekonomi

SHIFRAT: Tregtia me Italinë, në krye të eksporteve dhe importeve shqiptare

29 July, 2021 s.autor Ekonomi

Italia është vendi prej dhe drejt të cilit Shqipëria ka kryer më shumë shkëmbime mallrash në 6 muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, eksportet e mallrave “Made in Albania” drejt Italisë arritën vlerën e më shumë se 75 miliardë lekëve, 18,2 miliardë më shumë se në të njëjtin hark kohor të vitit të shkuar.

Në të njëjtin trend pozitiv u paraqitën edhe importet të cilat arritën nivelin e 91,4 miliardë lekëve 25.4 miliardë më shumë se në të njëjtin hark kohor të vitit të shkuar.

“Rritja gjatë vitit 2020, të cilës ju i referoheni është një tregues i rëndësishëm që tregon ringritje. Gjatë vitit të shkuar shkëmbimet thuajse u ndaluan, pra është normale një rigjallërim në shifra dyshifrore përqindjeje i shkëmbimeve të mallrave. Fakti që vendi partner kryesor në shkëmbimin e mallrave me Shqipërinë është Italia na jep më shumë shpresë për rritje të mëtejshme, por kjo rritje duhet të mbështet nga politika fiskale dhe ekonomike koherente”, shpjegon Antonio Nidoli, President i Dhomës Italiane të Tregtisë.

Teksa marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë fqinje sa vijnë e forcohen vit pas viti, Presidenti i Dhomës Italiane të Tregtisë, Antonio Nidoli rekomandon mbrojtjen e investimeve ekzistuese, për të tërhequr më pas ndërmarrje të reja.

“Është e nevojshme të kuptohen drejtimet e dinamikave të reja të zhvillimit ekonomik dhe të gjendet formula e duhur për të tërhequr investime të reja. Duhet gjithashtu të garantohen, mbrohen dhe zhvillohen ato që tashmë janë aktive në Shqipëri pasi mbeten shumë të rëndësishme për një vend të vogël si ky. Ajo që na intereson edhe ne si Dhomë, dhe që jemi duke kërkuar ta arrijmë me institucionet shqiptare është të garantojmë mbrojtjen e ndërmarrjeve ekzistuese pasi është e vërtetë, madje është shumë e rëndësishme të tërheqim investime të reja, por duhet gjithashtu të mbrojmë ato ekzistuese pasi nëse largohen ato që janë tashmë, pastaj bëhet e vështirë për të bindur të tjerë të rinj që të vijnë.”

Edhe një vit më parë ku kriza e pandemisë dha efekte të konsiderueshme në tregti, drejt Italisë u eksportuan 123.5 miliardë lekë mallra. Tekstilet dhe këpucët janë edhe produktet kryesore që kanë destinacion vendin fqinj, që me gjithë goditjen duket se i janë rikthyer rritjes edhe pse me ritme më të ngadalta se grupet e tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CONFERENCE LEAGUE/ Pas 19 minutash lojë, Zogovic ndëshkon Vllazninë në "Loro Boriçi" (VIDEO)
Previous article TËRMETI SHKUND ALASKËN/ PAMJET e frikshme dhe paniku te banorët

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT