• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKOHET SHKARKIMI PËR ISH-KREUN E PROKURORISË SË KRIMEVE TË RËNDA/ KPA shtyn vendimin për në datën 3 gusht
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRKOHET SHKARKIMI PËR ISH-KREUN E PROKURORISË SË KRIMEVE TË RËNDA/ KPA shtyn vendimin për në datën 3 gusht

29 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shtyrë më datë 3 gusht vendimin për ish- kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

KPA tha gjatë seancës, se hetimet do të vijojnë dhe kanë kërkuar dokumente shtesë nga Hajdarmataj.

Kujtojmë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, ish-Prokurorin e krimeve të rënda, tashmë Prokuror në Tiranë. Ndërsa, ONM sugjeroi shkarkimin e tij nga detyra.

Nga ana e tij, Hajdarmataj, i konsideroi subjektive, të pavend dhe pa bazë ligjore opionet për pasurinë dhe profesionalizmin e tij, të paraqitura nga vëzhguesi ndërkombëtar, Teo Jacobs, në Kolegji e Posaçëm të Apelimit.

Ai deklaroi në seancën e kaluar para trupës së Shkallës së dytë të Vetingut se priste që përfaqësuesi ndërkombëtar të respektonte procesin administrativ, duke iu shmangur gjuhës plot ngjyrime dhe pa prova.

Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda u shpreh se ai nuk e di se përse zoti Jacobs e bën këtë gjë, kur, sipas tij, vetë vëzhguesi ndërkombëtar e ka të qartë që rrethanat nuk përbëjnë shkak për shkarkimin nga detyra të prokurorit.

Dy seanca më parë, zoti Jacobs pyeti ish-shefin e Krimeve të Rënda se, si ka mundësi që ai nuk kishte krijuar kursime, megjithëse pagën e kishte të lartë, duke aluduar se Hajdarmataj mund të ketë fshehur pasuri.

Po ashtu, Jacobs ngriti pikëpyetje mbi të paktën 3 procedime penale të zhvilluara nga Krimet e Rënda, kur drejtoheshin nga Hajdarmataj, duke u shprehur se “subjekti sillet sikur ishte drejtues vetëm për letrat higjenike” dhe se nuk mbante përgjegjësi për hetimet e kryera nga vartësit e tij.

Prokurori Hajdarmataj vendosi t’i përgjigjej me argumenta të gjithë pretendimeve të paraqitura nga Jabobs, duke deklaruar se e vlerëson si shumë të rëndësishëm rolin e vëzhguesve ndërkombëtar në procesin e Vetingut.

Lidhur me pretendimet e mungesës së kursimeve, prokurori deklaroi se të dhënat e prezantuara nga Teo Jacobs nuk përputhen me realitetin.

“Vëzhguesi përdori një logjikë të gabuar financiare kur thotë se sa më e ulët është e ardhura, aq më i lartë është shpenzimi, në vitin 1997, dhe sa me e lartë është e ardhura, aq më i ulët është shpenzimi, në vitin 2016”, u shpreh Hajdarmataj.

Sipas tij, z. Jakobs, duhet të mbaj në vëmendje se paraja ka vlerë kohore, dhe kosto e jetesës, nuk është e njëjtë në vitin 1999 në raport me vitin 2016.

Nga ana tjetër, Hajdarmataj u shpreh se nuk mund të përpjestohen vitet në mënyrë aritmetike, pasi jeta ka dinamikën e saj, edhe në drejtim të të ardhurave dhe shpenzimeve.

Megjithatë, u shpreh ai, të dhënat e deklaruara prej meje ndër vite, tregojnë se unë kam kryer kursime të logjikshme dhe nuk kam kryer jetë mondane, por kam mbuluar shpenzimet e nevojshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËDHËNIE SEKSUALE ME TË MITUR DHE DHUNË.../ Policia e Durrësit vë në pranga 2 persona të shpallur në kërkim
Previous article TËRMET I FUQISHËM 8.2 BALLË/ Alaska në alarm për cunami

s.autor

Postime të ngjashme

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt Aktualitet

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve Aktualitet

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT