• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKOLLAT 9 VJEÇARE DHE TË MESME/ Lamtumirë orët 45 minutëshe. Tani 90 minuta
Home
Sociale

SHKOLLAT 9 VJEÇARE DHE TË MESME/ Lamtumirë orët 45 minutëshe. Tani 90 minuta

10 January, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nga 1 Shkurti, të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme do të nisin të zbatojnë një kalendar të ri mësimor, pjesë e reformës në sistemin parauniversitar, e njohur si “3 lëndë në 6 orë”.

Brenda një dite mësimore do të zhvillohen vetëm 3 lëndë që do të zgjasin secila nga 90 minuta, nga 45 që ishin deri me tani.

Në këtë mënyrë mësuesit kanë më shumë kohë për të shpjeguar dhe pyetur, por dhe nxënësit mund t’i kryejnë detyrat në klasë.

Ky reformim bën të mundur të lehtësohet pesha e çantave të nxënëseve, një shqetësim ky për të gjithë prindërit.

Nisma vjen nga një grup prindërish, mësuesish dhe nxënësish dhe i është propozuar Ministrisë së Arsimit në platformën për bashkëqeverisjen me qytetarë.

Kryeministri, i cili ka zhvilluar një komunikim interaktiv me këtë grup nismëtar, e gjen me vend që të apelojë që për çdo shqetësim, ankesë, por dhe ide që kanë, qytetarët t’i drejtohen kësaj platforme.

“Patëm një rast konkret me një grup naftëtarësh, në zonën e Fierit që morën rrugën për të ardhur në Tiranë. Përpara se të vihet këtu, farë mirë, nëpërmjet platformës mund të kërkohej një interpelancë këtu, me Ministrin e Energjisë. Duam që të vihemi në provë. Njerëzit janë zhgënjyer kaq shumë në vite nga indiferenca e politikës, sa me të drejtë mund të thonë që këto janë të gjitha filma. Ky është një realitet i ri që po mundohemi të krijojmë”, tha Kryeministri.

Disa nga ministrat e kabinetit Rama kanë publikuar raste të denoncuara nga qytetarët në portalin e bashkëqeverisjes që kanë marrë zgjidhje.

  • Tags
  • fb
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Taulant Balla hap Instagram, por shikoni si e komenton motra e tij (FOTO)
Previous article Pse europiano-lindorët besojnë se furnizohen me ushqime të cilësisë së dytë nga Perëndimi?

g.autor

Postime të ngjashme

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë Aktualitet

MOT I KEQ PAS TEMPERATURAVE TË LARTA/ Rikthehen reshjet e shiut në vend! Era merr para karriget në Vlorë

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta Aktualitet

DHIMBJA E KOKËS NGA DIELLI I FORTË/ Pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim Aktualitet

"METAMORFOZA"/ SPAK përfundon hetimet ndaj Ervis Martinajt e 8 të pandehurve të tjerë, dosja i dërgohet GJKKO-së për gjykim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT