• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TA BËJ UNË KREVATIN PËR FËMIJËN…”/ “Mobilieri” mashtron policin brenda në komisariat
Home
Aktualitet
Kronikë

“TA BËJ UNË KREVATIN PËR FËMIJËN…”/ “Mobilieri” mashtron policin brenda në komisariat

28 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Për disa mashtrues, thonë që i ndihmon jo vetëm aftësia, por edhe kurajo dhe fati. Por ndonjë prej tyre, si L.N., qëlloi aq i guximshëm, sa në oborrin e komisariatit, brenda në polici u soll aq mirë me një oficer krimesh, sa që e bindi atë se ishte një pronar i zoti i një mobilerie.

Por kurajo nuk e ndihmoi kësaj radhe, pasi sipas burimeve policore të Gazetasi.al, agjenti, kur e kuptoi në krye të disa muajve se ishte mashtruar, nga një person i cili më pas rezultoi se ishte mashtrues, i dënuar edhe më parë, hapi gojën dhe rrëfeu.

LEXO EDHE:
Shiti disa herë një apartament, dënohet sërish biznesmenia Vjollca Hoxholli
Mashtruesi i pafat, kësaj radhe, pasi u përpoq të mashtronte klientin-polic, i cili ishte pikërisht personi që duhet t’i qëndronte më korrekt se kujtdo tjetër, u justifikua më pas se nuk kishte pasur këtë qëllim.

”Do ia kryeja porosinë, por nuk kisha materiale”, – tha mashtruesi, i cili pavarësisht kësaj nuk shpëtoi dot. Klienti ishte një oficer policie, i cili pasi priti porosinë, u nxeh aq keq, sa që në një nga ditët, kaloi nga njëra zyrë në zyrën tjetër dhe pikërisht në komisariatin numër një, i tha kolegut: “Dua të denoncoj, po më mashtron një mobilier”.

Ajo ç’ka rrodhi më pas, është e gjitha një çështje në disfavor të L.N., 46 vjeç, i cili, pasi u pa se kishte qenë një mashtrues spektakolar, u kërkua dhe u thërrit në polici dhe u vu përpara provave që janë kundër tij.

Burimet bëjnë të ditura se kallëzues është oficeri E.R., dhe sipas komisariatit numër një, ai rezulton oficer krimesh në këtë rajon. Por ai pavarësisht se heton krimin, nuk e kishte hetuar mobilerin, i cili kishte rekorde në këtë fushë.

“U njoha me këtë person në afërsi të komisariatit dhe në bisedë e sipër, pasi më tregoi se kishte punishte mobilerie, e pyeta, a mund t’më bënte një krevat për fëmijën. L.,pranoi dhe më tha se një ditë do vite të merrte masat në dhomën e shtëpësë. Më pas erdhi në banesë dhe kreu matjet, ku e pranishme ishte edhe bashkëshortja O.R.,”.

Kolegët e tij shkruajnë në vazhdim: “Pasi mbaroi matjet, i dyshuari L., dhe efektivi E.R., kanë dalë nga banesa dhe L., i ka thënë se krevati kushtonte rreth 20.000 lekë dhe atij i duheshin parapagim 15.000 lekë për bazën materiale dhe kolegu ia ka dhëne këtë shumë lëkësh”.

Nga ky moment, sipas pretendimeve të policit të mashtruar, të dyja palët kanë komunikuar me mesazhe. Por një muaj më pas, mashtruesi zhduket dhe nuk i kthen asnjë përgjigjje në telefon.

“E.R., i ka dërguar mesazhe, ku i kërkonte paratë ose krevatin e djalit, në të kundërt do të bënte kallëzim, por përsëri i pandehuri nuk i kthente përgjigje, madje i binte zilja e telefonit dhe ai nuk e hapte. Dërgimi i mesazheve për të marrë të hollat ose krevatin, vazhdoi tre muaj, derisa E., depozitoi kallëzimin penal”.

Rajoni numër një pohon se të njëjtat rrethana dhe fakte, pranon edhe gruaja e oficerit të policisë, e cila shkruan se tentoi disa herë ta kontaktojë mashtruesin, por ai, jo vetëm që nuk hapte telefonin, por më pas edhe ua bllokoi numrat.

“Policia Gjyqësore ka kryer telefonata në drejtim të numrit të L.N., por ky i fundit përsëri nuk e ka hapur dhe për këtë fakt, policia gjyqësore ka hartuar dhe raport shërbimin përkatës. Nga printimi i sistemit TIMS, rezulton se shtetasi L.N., është i dënuar disa herë për konsumim të veprës penale “Mashtrimi” dhe “Dhuna në familje’”, – thuhet në shkresat e komisariatit numër 1.

Pasi janë vënë në kërkim të tij, policia bën me dije se ra në gjurmët e mashtruesit, por tregohet se gjatë marrjes në pyetje, ai parashtroi se nuk kishte pasur qëllim të merrte paratë përmes mashtrimit. “Nuk kisha mundësi ta përfundoja punën, pasi kisha mungesë materiali”, – u justifikua mashtruesi i policit, i cili nga ballafaqimi me të, u përpoq gjithashtu të reduktonte edhe detyrimin monetar./Si

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMËROHET NDIHMËS SEKRETAR I SHTETIT PËR AZINË/ Donald Lu: Do vijoj betejën kundër korrupsionit
Previous article SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Trajneri i AEL Limasol: Gaboni nëse mendoni se do të kalojmë kohën duke...

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT