• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA AKSION NË SHKODËR/ Arrestohen 6 persona, kultivuan kanabis në pyll. Momenti kur efektivët “mësyjnë” me vrap nëpër parcelë
Home
Breaking News

POLICIA AKSION NË SHKODËR/ Arrestohen 6 persona, kultivuan kanabis në pyll. Momenti kur efektivët “mësyjnë” me vrap nëpër parcelë

28 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

6 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Shkodër, pasi u kapën duke kultivuar kanabis. Në pranga kanë rënë Gjokë Foleta, Pal Alia, Besnik Rripa, D. Q. Manjola Kroni dhe Eugena Gjelaj, ndërsa në kërkim janë shpallur shtetasit E. Gj. dhe Rr. Rr.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gimaj”.

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa, armë zjarri dhe municion luftarak.

Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Njësinë Operacionale të DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative është organizuar dhe finalizuar operacioni “Gimaj”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gj. F., 56 vjeç, P. A., 23 vjeç, B. Rr., 22 vjeç, D. Q., 17 vjeç, M. K., 22 vjeçe dhe E. Gj., 24 vjeçe.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit E. Gj. dhe Rr. Rr.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar bimë narkotike në një zonë malore të pyllëzuar të fshati Gimaj, Shkodër.

Gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri automatike me 2 krehër me fishekë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, arma e zjarrit, krehrat me fishekë dhe 7 aparate celular.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”dhe ”Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Sekuestrohen mbi 24 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë, nën hetim 67-vjeçari nga Lushnja
Previous article ARRESTOHET BLETARI SHQIPTAR NË GREQI/ Dyshohet si autori i zjarrit shkatërrimtar, ku dhjetëra shtëpia e makina...

s.autor

Postime të ngjashme

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt Aktualitet

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve Aktualitet

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT