• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSTRADIMI I SHQIPTARËVE NGA BRITANIA/ Ja marrëveshja për transferimin e të burgosurve
Home
Politikë

EKSTRADIMI I SHQIPTARËVE NGA BRITANIA/ Ja marrëveshja për transferimin e të burgosurve

27 July, 2021 s.autor Politikë

Nënshkruhet marrëveshja për transferimin e të dënuarve me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë vizitës së saj zyrtare, me ftesë të autoriteteve britanike, nënshkroi marrëveshjen e transferimit të dënuarve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Marrëveshja ka për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e të drejtës penale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut si dhe çuarjen më tej të qëllimeve të drejtësisë dhe rehabilitimin shoqëror të personave të dënuar.

Aktualisht, marrëdhëniet e bashkëpunimit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, sa i takon transferimit të personave të dënuar rregullohen me marrëveshjen për transferimin e personave të dënuar, e cila është ratifikuar nga Kuvendi në vitin 2013.

Palët kanë lehtesuar zbatimin e marrëveshjes duke përmirësuar dispozitat që lidhen me dokumentacionin e nevojshëm për transferimin e të dënuarve. Përpos kësaj, janë përmirësuar parashikimet që lidhen me vazhdimin e ekzekutimit të dënimit nga shteti marrës, duke parashikuar se shteti marrës përshtat dënimin sipas përcaktimeve që gjenden në këtë projektmarrëveshje.

Ministrja Gjonaj, gjatë vizitës së saj është takuar me Ministrin Philp, që gjatë diskutimeve vuri në dukje që për Repulikën e Shqipërisë është me rëndësi rehabilitimi dhe riintegrimi i të gjithë shtetasve shqiptar, pavarësisht vendit të kryerjes së veprës penale.

Për këtë qëllim, kjo marrëveshje është një instrument i mirë që i garanton shtetasve shqiptar, mundësinë për të kërkuar transferimin e dënimit në Republikën e Shqipërisë, që do të lejonte pasjen e kontakteve më të shpeshta me familjarët e tyre, dhe rrjedhimisht ndihmon në riintegrimin më të shpejtë të tyre ne vendin e origjinës.

Nga ana tjetër, sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, Gjonaj vuri në dukje që Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë gjyqësore, që tashmë, po shoqërohet edhe me një reformë të thellë në sistemin penitenciar. Në kuadër të reformës në sistemin penitenciar, përveç përmirësimit të legjislacionit të kësaj fushe, Ministria e Drejtësisë ka si qëllim edhe përmirësimin e kushteve të trajtimit të të dënuarve.

Për këtë qëllim, Ministria e Drejtësisë, Gjonaj u takua dhe me Ministrin Chalk, me të cilin zhvilloj një bisedë të frytshme mbi sistemin penitenciar. Ministrja Gjonaj ashtu edhe Ministri Chalk, diskutuan diskutuan mbi mundësinë e mbështetjes nga pala britanike nëpërmjet rikonstruksionit apo ndërtimi të të një burgu të ri mbi projekte konkrete, i cili do të mund të përmirësojë kushtet që vuajnë dënimin të burgosurit shqiptar dhe në uljen e popullimit në burgjet shqiptare.

Ministri Chalk, shprehu vullnetin e fortë politik për mbështetjen e kërkesave të palës shqiptare dhe ndërmorri angazhimin për vijimin e diskutimeve të mëtejshme ndërmjet stafeve teknike për modalitetet e këtij bashkëpunimi. Gjithashtu, pala britanike shprehu mbështetjen e fortë për vijimin e bashkëpunimit në fushën e reformës penitenciare nëpërmjet rritjes së kapaciteteve të shërbimit të kontrollit të brendshëm në burgje si dhe shkëmbimin e të dhënave me autoritetet britanike, për shtetasit shqiptar që janë dënuar me një vendim të formës së prerë në Mbretërinë e Bashkuar.

Në vijim Ministrja Gjonaj u takua dhe me Ministrin Lord Wolfson, me të cilin u dakordësuan të thellojnë bashkëpunimin ndërgjyqësor dhe të shkëmbejnë dhe bashkëpunojnë në fushën e dixhitalizimit të gjyqësorit.

Ministrja Gjonaj falenderoi të tre ministrat për mbështetjen e deritanishme në reformën e sistemit penitenciar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM E DASHURUAR"/ Ish konkurentja e "Për'puthen" habit me deklaratën: Dua të bëhem nënë pa baba
Previous article "DELTA DO JETË DOMINUES"/ Alimehmeti: Duhen dy doza, me një s’ia del dot. Vjeshta...

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË/ Nesër në seli takon sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë Politikë

PAS POROSIVE NË POGRADEC/ Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit politikë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT