• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS AKSIDENTIT TRAGJIK NË KROACI/ Shoferi kroat zbulon një “hile” që iu shpëton kur jeni të lodhur në timon
Home
Rajon

PAS AKSIDENTIT TRAGJIK NË KROACI/ Shoferi kroat zbulon një “hile” që iu shpëton kur jeni të lodhur në timon

27 July, 2021 s.autor Rajon

Aksidenti tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë, e ka bërë shoferin e famshëm kroat, Juraj Sebalj, që t’u tregojë kolegëve se si të shpëtojnë jetën e tyre dhe të tjerëve, kur ndihen të lodhur pas timonit.

Ai u ka bërë apel shoferëve që kurdo që ndihen të lodhur, të pushojnë “Kur bëhet fjalë për lodhjen, s’ka heronj, nuk ka trima dhe askush nuk është supernjeri. Njerëzit më së shpeshti gabojnë kur mendojnë se do të humbasin disa orë. Sakrifikoni 20 minuta dhe pushoni kudo që të shkoni”, shkroi Šebalj në Facebook me një video në të cilën ai zbuloi një “hile” se si të freskoheni gjatë udhëtimit.

Sipas Sebalj, 15-20 minuta gjumë janë të mjaftueshëm, derisa apelon te shoferët që të mos flenë më gjatë sepse mund të hyjnë në një fazë të gjumit të thellë. Ai sugjeron shoferët edhe që të dalin e të shëtisin.

“Kafeja dhe pijet energjike janë një zgjidhje kimike e problemit, megjithatë në një periudhë afatshkurtër. Lodhja nuk zgjidhet nga kimia, por nga biologjia“, fillon Zebalj dhe zbulon se problemi mund të zgjidhet vetëm duke fjetur. “15 deri në 20 minuta gjumë janë të mjaftueshme”, shpjegon Šebalj dhe shton se është një i ashtuquajtur gjumë i shkurtër.

“Mos flini më gjatë sepse do të hyni në një fazë të gjumit të thellë dhe do të zgjoheni të lodhur. Mos u mashtroni, mos flini më shumë se 15 minuta, nuk duhet të shkoni në një gjumë të thellë. Dilni dhe shëtisni”, tha shoferi me përvojë.

Autobusi nga Kosova u aksidentua të dielën në Kroaci, ku si pasojë mbetën të vdekur 10 persona e janë lënduar rreth 40 të tjerë. Autobusi vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës./Gazeta Express

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHBËHET PD NË KORÇË/ Jep dorëheqjen kreu i partisë, sekretari dhe 13 anëtarë të Kryesisë: Lidershipi po e kthen partinë në...
Previous article VIDEOLAJM/ Momenti kur një person dyshohet se i vë flakën bimësisë te Shkëmbi i Kavajës

s.autor

Postime të ngjashme

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit Rajon

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT