• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Rritja e moshës që lë punën dhe pandemia ulin kohën e gëzimit të pensioneve më 2020
Home
Ekonomi

Rritja e moshës që lë punën dhe pandemia ulin kohën e gëzimit të pensioneve më 2020

26 July, 2021 s.autor Ekonomi

Koha e gëzimit të pensionit pësoi një ulje të ndjeshme në vitin 2020 si për meshkujt dhe për femrat.

Sipas të dhënave zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore koha e gëzimit të pleqërisë shënoi 25.6 vite për femrat me një ulje 2 muaj në krahasim më vitin 2019, ndërsa për meshkujt koha e gëzimit të pensionit ishte 19.3 vite me ulje 5 muaj nga viti 2019.

Ekspertët e fushës shpjeguan se kjo rënie u ndikua nga dy faktorë. E para rritja e moshës së daljes në pension dhe e dyta një mortalitet më i lartë ndër pensionistë gjatë vitit të kaluar si pasojë e pandemisë Covid -19. Popullsia e vendit pësoi një vdekshmëri jo të zakontë në vitin 2020 si rrjedhojë e efekteve negative të pandemisë Covid-19. Pandemia, e cila i pati fatalitet më të mëdha në moshën e tretë, rriti numrin e personave që dolën nga skema e pensioneve si pasojë e humbjes së jetës. Sipas të dhënave zyrtare nga ISSH gjatë vitit të kaluar pensionet e mbyllura ishin 15,590 me një rritje 16% nga viti i mëparshëm.

Për shkak se dalin në pension më shpejt dhe jetojnë më gjatë, fermat e gëzojnë pensionin më shumë se 5 vite në raport me meshkujt.

Mosha mesatare e daljes në pension vitin kaluar u rrit me një muaj duke arritur në 63.3 3 vite nga 63.2 vite që ishte më 2019. Nga viti 2015 në vitin 2020 mosha mesatare për daljen në pension u rrit me 8 muaj.

Koha e gëzimit të pensionit ka pësuar rënie për burrat në tre vitet e fundit, ndërsa për gratë ka pësuar një rritje graduale më një rënie në vitin 2020.

Tranzicioni demografik po ndryshon me shpejtësi strukturën e popullsisë në favor të moshave të vjetra. Shumë shpejt, të moshuarit do të jenë gjenerata e së ardhmes, por mjedisi ekonomik dhe shoqëria nuk po krijojnë me të njëjtën shpejtësi kushtet për të përballuar pasojat e pleqërimit me dinjitet. Mosha e tretë, që shumë shpejt do të përbëjë 30% të popullsisë, jeton në varfëri dhe me mungesë perspektive për përmirësimin e kushteve financiare në të ardhmen.

Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Paga mesatare në vitin 2020 ishte 54,951 lekë, ndërsa pensioni mesatar në qytet ishte 15,732 lekë. Pensioni mesatar është aktualisht 57% e gjysmës së pagës mesatare, duke e klasifikuar pjesën dërrmuese të pensionistëve në normën e varfërisë.

Numri i të moshuarve do të rritet me shpejtësi, kurse të ardhurat do të jenë në presion dhe me gjasë, në rënie. Në janar të vitit 2021, INSTAT raportoi se numri i personave mbi 60 vjeç arriti në 619 mijë. Brenda një viti, numri i tyre u rrit me 14,600 persona. Në krahasim me vitin 2016, numri i tyre është rritur me 95 mijë, ose 18%. Deri më 2051, grup-mosha mbi 60 vjeç do të përbëjë rreth 35% të popullsisë./B.Hoxha

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË SHTRUARIT NË SPITAL NUK JANË VAKSINUAR"/ Epidemiologu: Do të ketë rritje rastesh, por jo...
Previous article PRITJES I ERDHI FUNDI/ Rovena Ibrahimi bëhet nënë për herë të parë: Sa shumë të kemi pritur bir... (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT