• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKSIDENTI TRAGJIK ME 10 VIKTIMA NË KROACI/ Kosova sot në zi kombëtare! Dhimbje, lot dhe flamuj në gjysmështizë
Home
Rajon

AKSIDENTI TRAGJIK ME 10 VIKTIMA NË KROACI/ Kosova sot në zi kombëtare! Dhimbje, lot dhe flamuj në gjysmështizë

26 July, 2021 s.autor Rajon

Në nder të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik të mëngjesit të djeshëm në Kroaci, Kosova e ka shpallur ditën e sotme ditë zie.

10 viktima dhe 45 persona mbetën të plagosur prej të cilëve 15 në gjendje të rëndë, nga aksidenti i shënuar rreth orës 06:20 të mëngjesit në qytetin Slavonski Brod, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën.15 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve edhe një vajzë e mitur, ndërsa 3 prej tyre i janë nënshtruar operacionit.

Sipas informacioneve të ditës së sotme, 2 prej të lënduarve janë në njësinë e kujdesit intensiv dhe jeta e tyre është në rrezik. Ata së shpejti do të transferohen në Zagreb.

Ndërkohë mediat kosovare kanë identifikuar 9 nga 10 viktimat e aksidentit tragjik. Në mesin e viktimave është një vajzë së bashku me nënën e saj, Valentina Binakaj, dhe vajza e saj Erlinda Binakaj.

Kanë ndërruar jetë në mënyrë tragjike nga aksidenti, po ashtu, Sevdail Rruatemi, lindur më 1973, Pakshticë e Epërme – Podujevë, Naser Sylemetaj, lindur më 1974, Gjakovë, Launora Kolmekshaj, lindur më 1982, Junik – Deçan, Kujtim Kastrati, lindur më 1981, Radoste, Hamet Hoxha, lindur më 1966 Randobravë – Gjakovë.

Ditën e sotme kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se janë identifikuar edhe 2 viktima të tjera, Kujtim Kastrati nga Malësia e Vogël dhe 18-vjeçarja Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe.

Ndërkohë, sipas mediave kroate, shoferi i autobusit është arrestuar ndërsa në dëshminë e tij ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment, gjë që mendohet se është edhe shkaku i aksidentit, megjithatë autoritetet po vijojnë hetimet.

Ishte presidentja Vjosa Osmani, që në mbështetje të Kushtetutës, ka marrë vendim që dita e sotme, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, në nderim të qytetarëve të Kosovës që humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Kroaci.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Takimi i panjohur me udhëheqësin kinez. Hysni Kapo: Shoku Ten e tha mirë që kontaktet e dy vendeve...
Previous article E RËNDË/ 48-vjeçari gjendet i pajetë në shtëpi, dyshohet të jetë goditur nga vajza (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes Rajon

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit Rajon

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT