Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e ditës së sotme ku një autobus me targa kosovare ka mbetur i aksidentuar në Kroaci. Për pasojë 10 persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra nga aksidenti ndërsa 45 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku 8 persona ndodhen në gjendje të rëndë.
Nuk ka ende informacione zyrtare mbi shkaqet e aksidentit të rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Kroaci, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë përgjumja e shoferit. Për pasojë autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si rezultat raportohet për 10 viktima dhe 45 persona të plagosur.


