Ardian Narkaj, 52 vjeç, i shpallur në kërkim për një vrasje , është plagosur mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe. Ngjarja u regjistrua në Razëm, ndërsa mësohet se ai është plagosur gjatë operacionit të RENEA për arrestimin e tij.
Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa Narkaj është dërguar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa burime bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të qëndrueshme..
Narkaj akuzohet për një vrasje të ndodhur në vitin 2008, e ndodhur në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe, ku viktimë mbeti Gjergj Shota dhe Ton Ulaj. Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia, ndërsa një tjetër i kërkuar është edhe Françesk Vala, i dënuar në vitin 2017.
Narkaj u dënua nga Gjykata e Apelit Shkodrë me 21 vite burg burg, pasi u shpall fajtor vetëm për vrasjen e Gjergj Shotës. Por Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë prishi vendimin e dhënë nga Gjykata e Apelit në Shkodër, duke kthyer për rishqyrtim në vitin 2015 çështjen.





