• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA PAGESA TEK QËNDRIMI NË SHQIPËRI/ Zbulohet si funksionon transportimi i emigrantëve sirianë
Home
Breaking News

NGA PAGESA TEK QËNDRIMI NË SHQIPËRI/ Zbulohet si funksionon transportimi i emigrantëve sirianë

24 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Top Channel ka siguruar dosjen e dëshmive të dy personave të vënë në pranga nga policia e Tiranës pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi trafikantësh që fusin në Shqipëri të huaj me qëllim që t’i kalojnë në Kosovë dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ata janë identifikuar me inicialet K.T., shofer në furgonin që po transportonte 33 emigrantë sirianë dhe V.M., personi që kishte marrë furgonin me qira. Ata akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë kishte mësuar se në afërsi të kompleksit të pallateve “Maleziani” po përgatiteshin të niseshin automjete të ngarkuara me emigrantë sirianë. Në këtë mënyrë, në bashkëpunim me sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, është organizuar puna dhe është vendosur shërbim në këtë vend.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha thuhet se gjatë shërbimit u konstatua se një automjet furgon i markës “Wolksvagen”, qëndronte i fikur pranë kompleksit të pallateve “Maleziani”. Gjatë shërbimit kur ky automjet është nisur për të dalë në rrugën kryesore tek pika e karburantit, para tij dyshohet se ka kaluar një tjetër makinë e bardhë tip “Fiat” që dyshohet të ketë qenë makinë shoqëruese e furgonit.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e furgonit dhe në vendin e parë ishte një grua e veshur me perçe me një fëmijë të vogël para. Në drejtim të furgonit ishte K.T., i cili nuk ka dhënë shpjegime por pas hapjes së furgonit, u konstatuan 33 emigrantë sirianë, mes të cilëve kishte gra dhe vajza.

Emigrantët sirianë shpjeguan se u larguan për arsye të luftës drejt Turqisë dhe nëpërmjet trafikantëve sirianë kanë kaluar në mënyrë klandestine në Greqi. Sipas tyre, në Greqi është një zyrë që bën transportimin dhe ndihmën e tyre për t’i kaluar në mënyrë klandestine në kufirin e gjelbër të Shqipërisë në zonat e Korçës dhe Bilishtit.

Ata bëjnë pagesat tek një person nga Siria për udhëtimin nga Greqia në Shqipëri që më pas të kalojnë në Kosovë deri në Serbi. Pagesat deri në Serbi ishin nga 1300-2500 euro për një person.

“Janë transportuar në Tiranë ku janë akomoduar në një hotel në zonën e Kthesës së Kamzës për tre ditë. Ata kanë deklaruar se ishin lajmëruar të dilnin nga hoteli dhe të shkonin tek vendi ku i priste furgoni për t’i çuar në Kosovë. Të dhënat dhe dyshimet janë se personat trafikantë në Turqi e në Greqi bashkëpunojnë me shqiptarë në Korçë e në Tiranë, të cilët bëjnë transportin nga kufiri i Korçës për në Tiranë dhe më pas deri në Kukës ku ndihmohen për të kaluar kufirin për në Kosovë në mënyrë klandestine dhe të vijojnë rrugën për në Serbi”, thuhet në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.

Çfarë dëshmoi në polici drejtuesi i mjetit K.T.:

“Kam për të thënë se unë kam dijeni se do t’i çoja deri në Rinas e jo në Kukës, për këtë unë do të paguhesha në shumë 200 euro. Sot kam ardhur nga Elbasani pasdite dhe kam shkuar tek Casa Italia, ku gjeta furgonin që ishte i parkuar pa njerëz brenda tij. Çelësat ishin të vendosur në kuadrin e ndezjes së mjetit. Në vendin e parë hipi një grua me tre fëmijë ndërsa në pjesën e pasme hipën të tjerët. Unë nuk kisha asnjë informacion se sa persona do të ishin brenda në furgon. U nisa për të lëvizur dhe sa bëra 20 metra rrugë, erdhi policia dhe më ndaluan e na sollën në polici. Një shoku im që kam punuar me të para shumë kohësh në Durrës, të cilin e takova rastësisht në Elbasan dhe kur po pinim kafe, ai më tha që është një punë për të cuar ca njerëz nga Tirana për në Rinas dhe do të paguhesha 200 euro.

Unë ngaqë jam pa punë e pranova. Dua të them se nuk e dija çfarë ishin, e mora vesh se ishin emigrantë sirianë kur erdhi policia. Shoku im quhet Mario, mbiemrin nuk ia mbaj mend. Mario më tha që kur të shkosh në Tiranë do tu jap numrin tënd të telefonit personit që ka mjetin dhe ti do të lidhesh me ta. Një person më ka marrë në whatsapp disa herë derisa erdhi policia. Nuk e njoh atë person. Makina e parë solli gruan me tre fëmijët që hipën në sediljet e para ndërsa të tjerët erdhën në këmbë. Në veturën e parë që nuk i mbaj mend targat ishin dy persona të tjerë që nuk i kuptoja se flisnin në gjuhë të huaj. Po mundohesha që tu thoja se janë shumë persona dhe nuk mund t’i marrë furgoni. Nuk kisha dijeni se i kujt ishte furgoni, por vetëm që personi që më telefonoi më orientoi se ku ishte mjeti dhe personat.”

Personi që ka marrë furgonin me qera, V.M dyshohet si i përfshirë në këtë ngjarje. Ai deklaroi në polici:

“Dje rreth orës 16:00 kam qenë tek stadiumi Qemal Stafa dhe takova rastësisht një shokun tim A.Q të cilin e njoh dhe rri gjithë kohën me të. E pyeta a ke ndonjë punë për mua dhe më tha të shkojmë të marrim një furgon me qera e të cojmë disa sirianë në Kosovë. Me ne ishte dhe një person tjetër që nuk e njihja. Ai erdhi me ne tek stadiumi Dinamo dhe unë i dhashë kartën e identiteti për të bërë kontratën e marrjes së furgonit. Personi tjetër pagoi 500 euro kapar. Morëm furgonin dhe e çuam tek Casa Italia. Atje mbërritën dhe shoku im më tha që do paguhesh 500 euro, unë nuk pranova duke u thënë që po të paguhem 2000 euro pranoj, ndryshe jo. U prishëm në pazar dhe u largova. Kisha frikë ta merrja makinën e ta ktheja përsëri ku e mora dhe e lash aty në vend bashkë me çelësat me të. Personi që nuk njihja bëri pagesën e kaparit, unë lashë kartën e identitetit dhe firmosa kontratën, shoku im nuk bëri asnjë veprim.”

A.Q. rezulton të jetë përsëritës në veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” pasi është kapur edhe herë tjetër me emigrantë të paligjshëm duke i transportuar nga Gjirokastra për në Tiranë./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KULTIVONTE KANABIS NË TOKËN E TIJ/ Arrestohet 47-vjeçari në Vlorë
Previous article U GODIT NGA MBRAPA/ Dalin pamjet nga makina e shkatërruar krejtësisht në Durrës ku humbi jetën pasagjerja

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT