Prej ditës së djeshme vijon zjarri në një ullishte në fshatin Zhejë të Kurbinit. Gazetari Julian Shota raportoi për “BalkanWeb” se ushtria e zjarrfikëset po përpiqen me mjete rrethanore të shuajnë flakët, por është e pamundur që zjarri të vihet nën kontroll pasi era favorizon përhapjen e tij.
Deri tani janë djegur me qindra rrënjë ullinj e pemë frutore. Policia procedoi penalisht një grua për shkatërrim prone nga pakujdesia.
Procedimi ndaj kësaj shtetase filloi pasi në fshatin Zhej , ka ndezur zjarr në tokën e saj dhe i ka dalë jashtë kontrollit duke djegur ullishte në kodrën e fshatit.





