• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HOROSKOPI 24 KORRIK/ Mos e merrni çdo gjë shumë seriozisht, njihuni me parashikimin e yjeve për ju sot
Home
Jetë

HOROSKOPI 24 KORRIK/ Mos e merrni çdo gjë shumë seriozisht, njihuni me parashikimin e yjeve për ju sot

24 July, 2021 s.autor Jetë

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

E keni të vështirë të ecni përpara, duket sikur diçka ju pengon. Jepini vetes më shumë liri. Tani është momenti sepse po ndjeni se dëshira juaj për të shijuar jetën po karikohet sërish dhe gjithçka po shkon mirë, për sa kohë që nuk e lini veten të pas dore dhe dhe përballeni me probleme shëndetësore.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Do të jeni më komod në shoqëri dhe është koha të kuroni marrëdhëniet tuaja në mënyrën e duhur, jo vetëm ato shoqërore por edhe me partnerin/en. Duhet të kujdeseni për veten për të kompensuar periudhat e deritanishme, që ta themi troç, i keni neglizhuar rëndshëm. Kontrolloni dietën ditore në mënyrë që ta korrigjoni atë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Mos e merrni çdo gjë shumë seriozisht. Ju e merrni gjithçka fjalë për fjalë, e analizoni dhe kjo ju shpie në ujëra të trazuara duke ndjerë veç siklet. Mjaft më, po ezauroheni!

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Mos mendoni se nuk e keni një talent. Është Ai që shumë njerëz e duan por nuk e kanë, aftësinë për të fituar simpatinë e njerëzve. Dhe ky sharm i juaj do t’ju hapë dyert! Nga ana tjetër, nëse punoni me veten dhe ia dilni për të përmbajtur padurimin që ju karakterizon, do të përfitoni. Optimizmin e keni shumë të lartë dhe vetëm në rritje. Kjo është gjë e mirë sepse forcon energjinë tuaj.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Ju luftoni për të duruar mungesën e ndjeshmërisë që shihni tek disa dhe më në fund do të kuptoni lojën e këtyre njerëzve. Yjet ju sjellin përfitimin e një tranziti energjie dhe do të jeni të vendosur të punoni për egon tuaj. Ka kaq shumë punë për të bërë!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Aktivitetet në grup dhe puna në ekip do të jenë të mira për egon tuaj sot. Por rrezikoni të bëni nervozë disa njerëz përreth jush! Kurseni nervat tuaja dhe gjithashtu ato të të tjerëve!

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Humori është i tensionuar në sferën e marrëdhënies tuaj. Do të gjeni gjuhë të përbashkët, prandaj mendoni si t’ia dilni. Rrethanat ju lejojnë të qëndroni të qetë dhe të racionalizoni jetën tuaj private në mënyrë që ta përmirësoni atë.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Kjo ditë është e dedikuar për familjen, por ka vend dhe për shoqërinë, madje ky është vendi më i mirë për të rimbushur bateritë. Gjendja emocionale po ndikon në vitalitetin tuaj më shumë se zakonisht. Merruni vesh me të tjerët dhe përpiquni të komunikoni.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Do të jeni plotësisht të lirë të shprehni atë që keni në mendje dhe të arrini rezultate pozitive. Ju nuk po merrni mjaftueshëm energji dhe kjo po jua ul ritmin. Kontrolloni shëndetin dhe hani më shumë fruta stine.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Bricjapi me Venusin në aspekt të mirë dhe Diellin që nuk është më i kundërt, kanë një lajm të mirë për ju dhe ai po vjen. Ajo që duhet të bëni është që të jeni të qëndrueshëm në gjërat që bëni. Çdo gjë duket të jetë në përputhje me pritshmëritë tuaja. Edhe raporti në çift duket të jetë në “qiellin e shtatë”.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Duke përdorur imagjinatën tuaj do të jeni në gjendje të gjeni një mënyrë për ta bërë veten më të kthjellët, pa qenl nevoja të mërziteni për asgjë. Nuk ia vlen! Po qëndroni në mënyrë të palëkundur në formë dhe energjitë tuaja janë në ekuilibër. Përdorini këtë avantazhe si një shans për të rivlerësuar shëndetin tuaj.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Gjetja e kompromisit në çift mund të jetë pak më e komplikuar. Por vëmendja juaj tani përqendrohet kryesisht te puna, ku ka disa zhvillime të rëndësishme për tu mbajtur parasysh. Pra, para se të merreni ca si shumë me veten, merrni parasysh mirë pro dhe kundra që hasni në punë. Nëse keni pasur një zhgënjim në të kaluarën, mund të mos jeni të gatshëm t’i jepni hapësirë ​​dikujt që nuk ju sjell ndonjë sadisfaksion të paparë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MAKINAT E SHKATËRRUARA/ PAMJET nga aksidenti i rëndë në Tapizë, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur (DETAJET)
Previous article RRITEN TEMPERATURAT, NË SKAJIN VERIOR PRITET.../ Parashikimi i motit për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT