Një aksident i rëndë është regjistruar sot në mbrëmje në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.
Burime nga terreni bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre makina, ku dhe dyshohet për viktima. Deri më tani janë tre të plagosur.
Siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme, përplasja ka qenë fatale, ndërsa dëmet materiale janë të mëdha. Dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.






