• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Rrëfehet Mirela Kumbaro: Si hyra në politikë dhe kush ma bëri ftesën
Home
Shqipëri

Rrëfehet Mirela Kumbaro: Si hyra në politikë dhe kush ma bëri ftesën

10 January, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka qenë e ftuara e kësaj të mërkure në emisionin e mëngjesit “Vila 24” në News24.

Në intervistën e saj, Ministrja Kumbaro, njëherësh nëna e dy fëmijëve dhe bashkëshortja e gazetarit Aleksandër Furxhi, rrëfeu se politikën nuk  e kishte plan të jetës, por ishte kryeministri Edi Rama ai i cili e ftoi dhe e bëri pjesë të qeverisjes.

Ajo tregon se pas marrjes së ftesës nga kryeministri Rama, ishte ajo vetë që bashkë me familjen vendosi t’i hyjë një tjetër rrugëtimi në jetën e saj.

“Ministre u bëra shumë vonë në jetë, atëhere kur është konsoliduar ajo që quhet shtylla e ekzistencën intelektuale e emocionale e njeriut.

 Është një investim shumë i gjatë, një pjesë e të cilit është bërë nga familja ime dhe pastaj investimi im personal apo i rrethit shoqëror. Ç’ka është forcë e mendjes është pjesë e investimit tim të përjetshëm.

Vendimi për t’u futur në politik ishte vendim i imi dhe i familjes, me pëlqimin e fëmijëve që kanë qenë pjesë e cdo vendimi. Nëse jeta është private duhet të mbetet private.

Fëmijët janë pjesë e jetës sime por pjesa publike ndërtohet me instuitucionet, publikun, parlamentin, opozitën… në këtë kontekst nuk është e lehtë, me mediet sociale kjo është shumë e vështirë. Presioni është shumë i madh. U futa në politikë pa e patur plan të jetës sime.

Unë nuk u futa nga politika e mirëfilltë, u futa nga ekzekutivi. Kapiteni i skuadrës, kryeministri Edi Rama që ka të drejtën të zgjedhë është ai që bën ofertën për të qenë pjesë e kabinetit. Kaq e thjeshtë është. Nëse i kthehem vetes para vitit 2013, unë kam qenë shumë aktive”, u shpreh Kumbaro.

Më tej ministrja u ndal edhe tek një detyrë tjetër e rëndësishme, ajo e të qënurit nënë e dy fëmijëve.

Kumbaro tha se gjatë edukimit të fëmijëve, është përpjekur gjithnjë që t’i lërë fëmijët të zgjedhin atë që ata duan, dhe të mos u imponojë asgjë.

Mirela dhe bashkëshorti, gazetari Aleksandër Furxhi

“Unë kam vetëm 5 vjet që jam në politikë, fëmijët e mi tashmë janë shumë të rritur. I kam përkushtuar pjesën më të madhe të jetës familjes, punës, edukimit dhe profesionit tim. Kur arrin disa objektiva, vjen momenti kur njeriu ndjen se ka shumë energji dhe ka shumë për të dhënë.

Është një kohë e ekuilibruar mes rolit të nënës që e kam kryer në themelet e veta. Ata janë duke studiuar në fushën e drejtësisë. Mënyra si unë e kam bërë nënën, e kam hequr të drejtën e vetes për t’ju imponuar, sikurse askush s’më ka imponuar mua. Është një formë demokratike. Dëshirat e mia i kam që ata të jenë të zotët e vetes, të zgjedhin të bëjnë atë që dinë të bëjnë mirë”, tha Kumbaro.

  • Tags
  • fb
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tentoi të nxirrte ilegalisht jashtë vendit 500 mijë dollarë “cash”, arrestohet stjuardesa
Previous article Marinsja amerikane që po na tërbon të gjithëve me të pasmet bombastike (FOTO+18)

Redaktor2

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT