• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITUATA E RËNDUAR NË DISA PROKURORI”/ Çela: E ardhmja dosja elektronike, rrit eficencën dhe ul kostot
Home
Breaking News

“SITUATA E RËNDUAR NË DISA PROKURORI”/ Çela: E ardhmja dosja elektronike, rrit eficencën dhe ul kostot

23 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në tryezën e organizuar për 5 vjetorin e Reformës në Drejtësi, kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela ka thënë se situata në disa Prokurori të vendit është e rënduar.

Ai tregoi se për shkak të Vetingut, por edhe avarive të tjera, shumë çështje kanë mbetur stok. Kryeprokurori sugjeroi që të implementohet dosja elektronike, e cila sipas tij, rrit eficencën dhe ul kostot.

Gjithashtu ai vlerësoi që të rriten vitet e magjistraturës, mirëpo, viti i fundit sipas tij të jetë dhe vit pune, duke u rikthyer kështu te modeli i mëparshëm.

“Është një moment i rëndësishëm ndërtimi i kësaj strategjie. Në fakt unë do të vlerësoja qasjen e treguar nga Ministria e Drejtësisë, në mënyrë që është formuluar ajo. Mendoj që u tregua qasje e duhur, misioni i duhur. Kjo vlen shumë dhe në kontekstin e realitetit të ri. Në këto kushte do të vlerësoja shumë dhe realizimin, që pasqyron vetë strategjia. Ajo merr në konsideratë vakancat e krijuara si dhe merr hapa për të rritur eficencën e sistemit të drejtësisë. Do të doja të vlerësoja disa çështje që meritojnë vëmendje.

Do ta nisja nga harta gjyqësore, nevoja e saj është emergjente. Situata disa nga Prokurorive të vendit është e rënduar, ne parashikojmë që në vjeshtë situata do të përkeqësohet më tej. Stoku i dosjeve do të bëhet i papërballueshëm në kushtet e vonesës së strukturave të prokurorisë. Ky nuk është i vetmi hap, kërkohet masa të tjera. Do të doja ndryshimin e ligjit për magjistraturë, shtimin e viteve të studimeve të saj. Unë them që viti i tretë i magjistraturës të jetë vit pune, ashtu siç ka qenë më parë. Do të ishte një rifreskim i shtuar për sistemin.

Një çështje tjetër që e vlerësoj të rëndësishme, ka të bëjë me cështjet që lidhen me rritjen e eficencës. Ka nevojë për rikuilibrim të eficencave. Garantimi i pavarësisë së prokurorëve duhej shoqëruar dhe me një llogaridhënie të performancës, gjë që mungon. Mungon matja e performancës. Mendoj që sot sistemi aktual, përtej zgjedhjeve të rëndësishme ka nevojë për përmirësime. Rritja e eficencës është sfida jonë.

Ne duhet të shohim drejt së ardhmes, e cila është dixhitalizimi. Duhet të ecim shpejt. Duhet të dimë se kur do të jemi pas 10 vitesh. Ne duhet të shkojmë drejt dosjes elektronike, ajo duhet të jetë synimi ynë. Ajo do të rrisë eficencën, do të ulë kostot, burimet njerëzore, do të rrisë kontributin tonë dhe në nivel ndërkombëtar në goditjen e krimit.

Vlerësoj largpamësinë që është ndërtuar strategjia që ka marrë parasysh këto vizione që ne kemi dhe është munduar të integrojë brenda një kuadri më të gjerë komunitetesh”, tha Çela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREKËSE/ Nëna sakrifikon veten për të shpëtuar të bijën nga përmbytjet në Kinë (VIDEO)
Previous article U BË PJESË E KLIPIT TË CAPITAL T/ Nevina Shtylla rrëfen të vërtetën e marrëdhënies me artistin

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT