• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFORMA NË DREJTËSI/ Tusha: Në 5 vitet e ardhshme Gjykata Kushtetuese me godinë të re, me një sallë me dinjitoze
Home
Politikë

REFORMA NË DREJTËSI/ Tusha: Në 5 vitet e ardhshme Gjykata Kushtetuese me godinë të re, me një sallë me dinjitoze

23 July, 2021 s.autor Politikë

Në fjalën e saj në tryezën për 5-vjetorin e miratimin e Reformës në Drejtësi, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha ka dhënë shifra duke thënë se edhe pse me një trup të pa plotësuar totalisht dhe krejtësisht të re, kjo Gjykatë përgjatë kësaj kohë ka shqyrtuar 120 çështje. Ajo vlerësoi pozitive vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për ndërtimin e një godine të re për Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas saj kjo gjykatë ka nevojë për një sallë dinjitoze.

“Formula e re e anëtarëve të gjykatës dhe përcaktimi në mënyrë më të detajuar të kritereve që duhet të plotësojnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Zbatimi i kësaj formule bëri të mundur që të emëroheshin 3 anëtarë të GJK dhe në dhjetor 3 anëtarë të tjerë duke plotësuar vakancat e presidentit dhe Kuvendit, ndërkohë që mbeten ende vakancat e ardhura nga Gjykata e Lartë. Ndryshimet prekën edhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, Gjykata nuk ka ende një vendimmarrje për kërkesat individuale, pasi kërkuesit nuk kanë mundur të plotësojnë kërkesat paraprake, që ka të bëjë me shterimin e mjeteve juridike. Ndonëse para sfidës së një trupe të pa plotësuar tërësisht dhe një trupë të re, ka kryer një punë voluminoze, përgjatë këtij viti kemi shqyrtuar 120 çështje, 30 vendime përfundimtare dhe 95 për mos kalimin. Ajo ka shqyrtuar stokun e çështjeve të mbartura dhe i ka dhënë vendimet e arsyetuara brenda afatit, përveç synimit parësor, Gjykata i ka dhënë të njëjtën rëndësi miratimin e akteve të brendshme të saj. Mos miratimi i buxhetit nga Kuvendit për buxhetin e Gjykatën Kushteuese, ka kufizuar punën e saj. Dallimi mes nevojave të gjykatës he shkallës së miratimit të tij, vazhdon të rritet në këtë kuptim do të vlerësoja pozitive çka u prezantua sot nga Ministria e Drejtësisë, për ndërtimin e një godine për Gjykatën Kushtetuese për 5 vitet e ardhshme”, tha Tusha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PUNA NË GJYKATËN E LARTË..."/ Sadushi: Duhen më shumë këshilltarë dhe ndihmës ligjorë se gjyqtarë që drejtësia të jetë më efikase
Previous article ZHGËNJIM I MADH/ Teuta e transformuar në Europë, kampionët shokohen nga modestët e Andorra

s.autor

Postime të ngjashme

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor Intervista

INTERVISTA/ Linda Rama: Nga qendrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës Politikë

BERISHA GATI TË KALOJË OQEANIN/ Zbulohet data kur ish-kryeministri do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT