• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIROHET “TIRJA”/ Vajza e pacientes që vdiq kërkon drejtësi: Ajo rri me fëmijët e saj, unë shkoj puth varrin e mamit
Home
Sociale

LIROHET “TIRJA”/ Vajza e pacientes që vdiq kërkon drejtësi: Ajo rri me fëmijët e saj, unë shkoj puth varrin e mamit

22 July, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Eltjana Sinanaj, nëna e së cilës disa muaj më parë humbi jetën jetën në spitalin covid 2 në gjendje të mjerueshme, pasi ishte lënë pa ujë dhe bukë, endet dyerve të drejtësisë me shpresën se sanitarja Tire Alldervishi do të ndëshkohet për krimin. Eltjana është tronditur jashtëzakonisht shumë nga dalja nga qelia e sanitares dhe dërgimi i kësaj të fundit në arrest shtëpie.

“Është e pamundur edhe për mua që fëmijët e saj të rrinë me të, të gëzojnë me të dhe unë të shkoj të varri i mamit dhe të puth vetëm emrin e saj. Për mua dhe familjarët e mi dhe të afërmit e mi është një vrasje me paramendim.”-thotë ajo.

Ndër të tjera, ajo shprehet se i ka dorëzuar Prokurorisë prova të pakundërshtueshme se nënën e saj e lanë të vdiste, pasi nuk i dhanë asnjë shërbim duke shtuar se Tirja nuk është fajtorja e vetme, por ka edhe bashkëpunëtorë.

“Dyshimi është në të gjithë stafin që ka qenë në atë kat, në pavionin e dytë, sepse Tirja ishte në pavionin e tretë, nuk kishte të bënte fare me mamin tim.”

Mes lotësh ajo rrëfen se mori borxhe për të blerë edhe oksigjenin, vetëm e vetëm që nëna e saj të përmirësohej, por më vonë kuptoi se sakrifica e saj nuk vlejti. Sipas saj, sot për të vetëm një gjë ka rëndësi. Të gjejë drejtësi për vdekjen e nënës së saj.

“Dua që ajo të marrë dënimin që meriton. Drejtësia të shkojë deri në fund për mamin tim. Sepse jo vetëm mami im, por askush nuk e meriton atë që përjetoi mami im në atë spital.”-tha Eltjana për News 24.

Ndër të tjera ajo është shprehur se askush nuk i kërkoi falje për vdekjen e nënës së saj, madje as drejtori i spitalit nuk e telefonoi për ta ngushëlluar. Ndaj ka vendosur ta hedhë në gjyq këtë institucion dhe të kërkojë dëmshpërblim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID 19 NË ITALI/ 5.057 raste të reja, 15 viktima në 24 orët e fundit
Previous article KORONAVIRUSI NË GREQI/ Bien sërish rastet, regjistrohen 5 viktima në 24 orët e fundit

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT