• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMISARIATIT DIXHITAL I SHTOHEN DY RUBRIKA TË REJA/ Rama: Do mund të shihni reagimin e Policisë ndaj ankesës suaj me një klik
Home
Politikë

KOMISARIATIT DIXHITAL I SHTOHEN DY RUBRIKA TË REJA/ Rama: Do mund të shihni reagimin e Policisë ndaj ankesës suaj me një klik

22 July, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Dhuna në familje është një nga problemet më të shumta me të cilën përballet shoqëria shqiptare, e si për të gjetur një mënyrë për ta çuar në nivelet minimale të saj, pasi zhdukja e këtij fenomenit duket e pamundur, Policia e Shtetit ka zgjedhur që të hap një kategori në aplikacionin Komisariati Dixhital. Risi është mundësia që i jepet denoncuesit për dhunën në familje, që të komunikojë online me operatorin e sallës.

Në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama, bëhet me dije se një tjetër rubrikë që i është shtuar është edhe “Krimi Mjedisor”, një problematikë e cila është vendosur në fokus të qeverisë shqiptare për mandatin e tretë. Në video jepen detaje se si funksionon ky aplikacion me 8 rubrika në total, ku denoncuesve do t’u ruhet anonimati i plotë, por edhe do u kthehen përgjigje të personalizuara, si edhe globale që u dërgohen përdoruesve të këtij aplikacioni.

” Komisariati Dixhital ka shtuar dy rubrika kryesore me shumë përditësime të fundit , 8 në tërësi që përfshin aksident i gabuar, ndërtim pa leje, korrupsion, vjedhje, armë mbajtje pa leje, dhunë, ankesë dhe krim mjedisor. Aplikacioni shkarkohet falas, i janë shtuar edhe 2 natyra të tjera të paligjshmërisë Dhuna në familje dhe Krimi mjedisor ku qytetar mund të denoncojnë. Ka edhe një rubrikë të detajuar me “Pyet Komisariatin Dhixhital” e cila do të funksionojë nëpërmjet opsione hashtag dhe tag. Një staf i dedikuar , do t’ju përgjigjet pyetjeve të qytetarëve dhe paqartësisë që ata kanë në pwrdorimin e Komisariatit Dixhital. këto pyetje do të publikohen me anonimat të plotë të plotë. Me ndryshimet e fundit u dërgon mesazh përdoruesve. Këto mesazhe janë të personalizuara apo globale për të gjithë përdoruesit e aplikacionit. Mesazhet janë kryesisht të natyrave të ndryshme, kryesisht informuese. Rubrika e Dhunës në familje do të ketë mundësi të komunikimit online me operatorin e sallës”, njofton Policia.

Një aplikacion i tillë, për kreun e qeverisë, do monitorohet edhe reagimi i Policisë së Shtetit ndaj ankesës ose kërkesës së tyre, vetëm me një klik

“Mirëmëngjes dhe me Komisariatin e Ri Dixhital, ku është zgjeruar hapësira për veprim e qytetarëve, të cilët ndër të tjera mund të monitorojnë edhe reagimin e Policisë së Shtetit ndaj ankesës a kërkesës së tyre, vetëm me një klik nga smartfoni ose kompjuteri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARR NË MILOT/ Përfshihet nga flakët gjatë natës një banesë, vetëm dëme materiale
Previous article GRIEZMANN NË PSG? Diego Simeone shuan kureshtjen: I uroj suksese me... Barcelonën

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT