• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Protesta e PD/ Debate gjatë mbledhjes, Halimi pro Berishës: Të djegim mandatet
Home
Shqipëri

Protesta e PD/ Debate gjatë mbledhjes, Halimi pro Berishës: Të djegim mandatet

10 January, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Partia Demokratike dhe fronti opozitar do të mblidhen për të protestuar përpara Kryeministrisë mesditën e 27 janarit. Vendimi është marrë nga kreu i PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar Demokrat dhe takimit me kryetarët e degëve të PD në rrethe.

VENDIMI

Përpara se të vendoste për datën e protestës, kreu i PD-së, Lulzim Basha, diskutoi me Grupin Parlamentar marrëdhënien që demokratët do të mbajnë me Parlamentin, seanca e parë e të cilit është më 15 janar. Burime nga takimi me dyer të mbyllura konfirmojnë se Basha u ka deklaruar deputetëve të tij se të gjitha opsionet për marrëdhënien me Parlamentin janë të hapura duke nisur që nga bojkoti i Parlamentit dhe deri te djegia e mandateve parlamentare.

Të njëjtat burime sqarojnë se, gjatë diskutimeve në Grupin Parlamentar, deputeti i PD Eduard Halimi ka theksuar se nëse opozita do të jetë mes alternativës së bojkotit parlamentar dhe djegies së mandateve, të mbështesë propozimin e ish-kryeministrit Berisha.

“Nëse në diskutim janë opsionet për bojkot apo djegie të mandateve, unë personalisht do të isha për opsionin e propozuar nga doktor Berisha, që është ai për djegien e mandateve. Ato që ndodhën në Parlament, me bllokimin e foltores kur do të fliste Berisha dhe kapjen drejtësisë me zgjedhjen e një Kryeprokurori të njëanshëm, ishin padyshim ngjarje të rënda. Por një bojkot do të ishte i dëmshëm për PD. Bojkoti që mund t’i bëhet Reformës në Drejtësi është i dëmshëm pasi e favorizon kundërshtarin, duke ia lënë atij tërësisht rrugën të lirë për kapjen e plotë të drejtësisë”, mësohet të ketë deklaruar Halimi në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Kreu i opozitës, Basha, ka konfirmuar se PD do të marrë pjesë në seancën e 15 janarit për të bërë aksionin, ndërkohë që protesta e 27 janarit do të jetë përcaktuese për qëndrimin që do të mbajë në raport me Parlamentin.

Thirrja e Bashes 

“Ftojmë të gjithë shqiptarët të na bashkohen më datë 27 janar, të shtunën, në orën 12.00, në një protestë mbarëpopullore kundër varfërisë, kundër krizës ekonomike, kundër papunësisë, kundër padrejtësisë dhe drejtësisë së kapur politikisht, për një drejtësi të çliruar nga krimi, të çliruar nga politika dhe pushteti i bërë njësh me krimin. Drejtësi për të papunët, drejtësi për të rinjtë, drejtësi për studentët, drejtësi për ata që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri dhe jo të largohen si emigrantë dhe t’i dorëzohen fatit e rrugëve të kurbetit”, deklaroi kreu i PD-së.

Basha kujtoi se çdo shqiptar ka arsye për t’iu bashkuar protestës së 27 janarit përpara Kryeministrisë, pasi të gjithë po vuajnë keqqeverisjen dhe pasojat e saj.

“Pasojat e paligjshmërisë i ndien çdo shqiptar. Papunësia ka për rezultat paligjshmërinë, e cila i merr pasuritë dhe paratë e taksapaguesve të këtij vendi dhe i shpërndan te një grusht sunduesish, në vend që t’i çojnë në spitale, që vuajnë nga mungesa e ilaçeve, nga mungesa e mjekëve dhe infermierëve, në vend që t’i çojnë në shkollat që nuk kanë ngrohje, në vend që t’i çojnë në investime, të hapin vende të reja pune, duke ndihmuar ekonominë”, tha Basha.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përgjimet e bisedave të të birit, Netanjahu në telashe korrupsioni
Previous article Zidane i 'dashuruar' pas Hazard, por Perez ka 1 kusht për t'ia blerë

Redaktor2

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT