• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRITJA E RASTEVE TË REJA ME COVID/ ISHP: Presim një valë tjetër në vjeshtë, POR…
Home
Breaking News

RRITJA E RASTEVE TË REJA ME COVID/ ISHP: Presim një valë tjetër në vjeshtë, POR…

21 July, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Rritja e rasteve ditore me koronavirus nuk është aspak surprizë për ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik. Epidemiologia Rovena Daja bën me dije se shtimi i infektimeve pritej, që në momentin që Europa filloi të ketë rritje.

Ajo nuk përjashton faktin që numrat e lartë të infektimeve të jenë pasojë edhe e pranisë së variantit Delta edhe pse ende nuk ka një konfirmim nga laboratorët e referencës.

“Përderisa në Kosovë, Greqi, Maqedoni ka raste, edhe në Shqipëri ne besojmë se mund të ketë hyrë po akoma nuk kemi një dokument zyrtar. Por fakti që kanë filluar të rriten dhe fakti që si virus paraqitet në një formë të lehtë, në spital kemi pak të shtruar, tregon që mund të ketë ardhur por paraqitet me forma të lehta”.

Shumica e rasteve të reja me Covid janë të grupmoshës 20 – 44 vjec, por nuk përjashtohen dhe rastet mbi 65 vjeç të cilët nuk janë vaksinuar.

“Janë të pavaksinuar, janë të painfektuar më herët. Ndaj ne kemi ditët e hapura dhe apelojmë për vaksinë”.

Vjeshta pritet të sjellë një tjetër valë infektimesh me koronavirus, por ekspertët thonë se ajo nuk do t’i ngjasojë asaj që përjetuam në Dimrin e shkuar.

“Ne presim një valë por jo me intensitetin e muajit Shkurt me mbi 1 mijë persona në ditë për faktin e thjeshtë se në Shqipëri kemi shumë persona që janë infektuar dhe kanë krijuar imunitet, sipas të dhënave, një që e ka kaluar ka imunitet për 2 vjet. Vaksinimi vazhdon dhe këto faktorë do bien që të mos kemi të njëjtën valë si në Shkurt”.

Ekspertët apelojnë për vaksinim, tek të gjithë personat mbi 18 vjeç si mundësia e vetme për t’u mbrojtur nga virusi pandemik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KU E KE DORËN?" Leonora Jakupi e tepron me “photoshop”, fansat e pyesin ku “zhduku” krahun
Previous article STUDIMI/ Vaksina Johnson & Johnson më pak efektive ndaj varianteve të COVID-19

F.autor

Postime të ngjashme

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar Aktualitet

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT