• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPALLJA NON GRATA DHE FRIKA NGA SPAK/ Sali Berisha si Gruevski, gjen “shpëtim” në Hungari?
Home
Politikë

SHPALLJA NON GRATA DHE FRIKA NGA SPAK/ Sali Berisha si Gruevski, gjen “shpëtim” në Hungari?

20 July, 2021 s.autor Politikë

Sali Berisha është në ditët më të vështira të jetës së tij.

Ai është shpallur non grata nga SHBA familjarisht, si i korruptuar dhe minues i demokracisë shqiptare.

Por frika më e madhe e tij, është SPAK, që mund t’i trokasë shumë shpejt në derë për aferat korruptive të fëmijëve.

Ndaj ka nisur një luftë për “jetë a vdekje”, fillimisht duke marrë peng Partinë Demokratike, të cilën nga shtatori e tutje kërkon ta përdorë si mburojë për të mbrojtur veten e familjen e tij.

Por njëkohësisht, ka nisur të riaktivizohet edhe me ato pak lidhje ndërkombëtare që i kanë mbetur.

Një ditë më parë p.sh, ka pritur në një takim, ambasadorin e Hungarisë në Tiranë.

“Takim me ambasadorin e Hungarise ne Tirane Shkelqesine e tij Z. Lorant Balla. Te dashur miq sot prita ne nje takim ambasadorin e Republikes Hungarise z Lorant Balla.

Ne kete takim shpreha mirnjohjen per mbeshtetjen e çmuar qe Hungaria mike i ka dhene dhe i jep Shqiperise si dhe diskutuam dhe shkembyem mendime per zhvillimet politike ne vend”, shkruan Berisha.

Nuk dihet përse ambasadori i Hungarisë do të duhej të takonte Berishën, kur zyrtarisht ai nuk ka asnjë rol zyrtar në politikën shqiptare dhe për më tepër, kur Berishën prej vitesh e kanë bojkotuar të gjithë ambasadorët e Perëndimit në Tiranë.

E vetmja logjikë, të çon tek frika e Sali Berishës nga shpallja non grata dhe SPAK.

Dhe nuk është çudi të jetë duke menduar të kërkojë ndihmë nga Hungaria, njësoj siç bëri Gruevski, që mori strehim politik në Hungari, pasi u dënua për korrupsion në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë që Hungaria është në një përplasje frontale me BE-në dhe është kërcënuar me sanksione.

Ndaj, ku më mirë se në Hungari, do të gjente “shpëtim” Sali Berisha!

TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KURBAN BAJRAMI/ Veliaj uron të gjithë besimtarët: Mirënjohje për ata që sakrifikuan në këtë vit të vështirë
Previous article JANË PAJTUAR? Ola dhe Jasmina shfaqen sërish bashkë, publikojnë VIDEO me bikini para...

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT