• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE NGA ARRESTIMI IMBIZNESMENIT NË SHKODËR/ Jo vetëm arma, ja sa lekë iu gjetën me vete
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE NGA ARRESTIMI IMBIZNESMENIT NË SHKODËR/ Jo vetëm arma, ja sa lekë iu gjetën me vete

20 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i biznesmenit Isuf Isufi, në Shkodër një ditë më parë.

Report Tv mëson se 49-vjeçarit përveç armës që iu gjet me vete, i janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme lekësh, që shkon mbi 2 mijë euro.  Arrestimi i tij u në vendin e quajtur “Lagje Perash”.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

“Vijojnë kontrollet e befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Qarkullonte me armë zjarri me vete në qytet, vihet në pranga 49-vjeçari. Sekuestrohet arma zjarrit dhe një shumë e konsiderueshme lekësh. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave me precedent kriminal, personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një person qarkullonte në qytet me armë zjarri me vete, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Lagje Perash”, kanë ndaluar shtetasin I. I., të cilit gjatë kontrollit i gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 49 vjeç, banues në lagjen Ajasëm, Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Isuf Isufi, njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite me pare ka qenë edhe zv/president i Vllaznisë. Isuf Isufi është vëllai i shtetasit Hasan Isufi, i cili në prill të vitit 2020, plagosi një shtetas pas një konflikti për pronën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET SËRISH GREQIA/ Një tërmet 4.1 ballë është ndjerë në orët e para të mëngjesit
Previous article NDËRROI JETË NGA PËRMBYTJET NË GJERMANI/ Mesazhet prekëse për shqiptaren: Do na mungosh shumë Vanesa

s.autor

Postime të ngjashme

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit Aktualitet

MBUSHËN SHKOLLAT E TIRANËS ME DROGË/ Dalin fotot e furnitorit dhe ish-policit

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për... Aktualitet

FTESA E RAMËS/ Kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për...

RRUGORJA E SHKODRËS NË AKSION/ 2 shoferë të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë, ‘lumë’ gjobash Aktualitet

RRUGORJA E SHKODRËS NË AKSION/ 2 shoferë të arrestuar dhe 13 të proceduar në një javë, ‘lumë’ gjobash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT