• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Qëlloi për vdekjen në kryeqytet ish-gruan gjyqtare, rrezikon burgim përjetë
Home
Aktualitet
Kronikë

Qëlloi për vdekjen në kryeqytet ish-gruan gjyqtare, rrezikon burgim përjetë

10 January, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Fadil Kasemi, personi i vënë nën akuzë për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi, nuk do të përfitojë gjykim të shkurtuar.

 

 

Në seancën e parë për ngjarjen që tronditi vendin, u prezantua aktekspertimi mjeko-ligjor psikik për gjendjen shëndetësore të Fadil Kasemit. Kasemi del i përgjegjshëm në momentin që ka ndodhur vrasja, por edhe pas saj.

Me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Kasemi nuk përfiton gjykim të shkurtuar, për shkak të veprës së rëndë penale. Ai tashmë rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë, deri më tani, Kasemi nuk ka shfaqur ende asnjë pendesë për krimin e 31 gushtit të vitit që lamë pas. Fildez Hafizi u ekzekutua nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasemi, pranë shtëpisë ku banonte në Tiranë.

Ajo po kthehej në shtëpi, kur ish-i shoqi iu shfaq befas dhe e qëlloi me armë zjarri. Më pas, ai tentoi të largohej nga vendngjarja duke ndalur një drejtues fugoni, por u prangos nga Policia.

Ngjarja është cilësuar si e paralajmëruar, pasi rreth një vit para saj, Fadil Kasemi kishte kërcënuar me armë ish-bashkëshorten te “Shkëmbi i Kavajës”. Në atë kohë, gjyqtarja arriti ta bindte Kasemin që të mos e qëllonte.

Gjatë kësaj kohe, ajo ka bërë të gjitha përpjekjet që të transferohej si gjyqtare diku afër Tiranës për shkak se ndihej e kërcënuar, por kërkesa e saj u hodh poshtë nga KLD-ja, e cila e caktoi në Shkodër, rrethi më i largët që ajo kishte kërkuar.

Burimi: http://www.panorama.com.al/ekzekutoi-gjyqtaren-ne-mes-te-rruges-ish-burri-tani-rrezikon-burg-perjete/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 'Ku e ke gishtin?', Marina u akuzua për fotoshop, grimieri i saj sqaron gjithçka
Previous article FOTO/ Njihuni me formacionin e javës në La Liga

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT