• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
STUHIA MBËRRIN NË VEND/ Sinoptikania: S’ka vend për panik. Gjithçka merr fund mbrëmjen e sotme, ja kur rikthehet i nxehti
Home
Sociale

STUHIA MBËRRIN NË VEND/ Sinoptikania: S’ka vend për panik. Gjithçka merr fund mbrëmjen e sotme, ja kur rikthehet i nxehti

18 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Stuhitë që kanë përfshirë prej ditësh Evropën Perëndimore, duke krijuar situata katastrofale në Gjermani e Belgjikë, ku numërohen mbi 180 të vdekur, tashmë kanë mbërritur edhe në vendin tonë.

Sinoptikania Lajda Porja qetësoi qytetarët në një lidhje me “Skype” për News24, teksa deklaroi se nuk ka vend për panik, pasi stuhia nuk ka më fuqi dhe do të kalojë pa probleme në vendin tonë, raporton “BalkanWeb”.

Sipas sinoptikanes, kanë mbetur vetëm celula të stuhisë, të cilat pritet të largohen gjatë mbrëmjes së sotme nga pjesa më e madhe e vendit, për të vijuar me rrebeshe shiu vetëm në zonat malore.

“Stuhia e ka humbur fuqinë e saj, ndonëse është drejtuar drejt vendeve të Ballkanit. Kjo stuhi ka sjellë situatën e rrebesheve edhe në vendin tonë. Situata ka nisur me rrebeshe, shkarkim rrufesh e bubullima. Pritet që në orët në vijim do të kemi dobësim të reshjeve në zonat bregdetare, që do të zhvendosen në zonat veriore dhe qendrore, si Shkodra, Lezha, Tirana, Elbasani, ku pritet të ketë rrebeshe shiu, të cilat do të dobësohen nga mbrëmja.

Nuk bëhet fjalë të kemi përsëritje të situatave, si në qendër të Evropës. Nuk përjashtohet ndonjë intensiv, ku do të ketë dhe ndonjë lagje me probleme, por jo probleme si në Evropën perëndimore. Më problem mbeten zonat malore. Nuk ka vend për panik. Këto lloj situatash, që kanë mbetur celula ende në zhvillim të stuhisë, nuk kanë më fuqi. Vendet e tjera të rajonit janë më të rrezikuar se Shqipëria, ku do të kemi reshje intensive kryesisht në zonat malore.

Duke filluar nga e mërkura do të kemi përmirësim të motit dhe temperatura të larta. Cdo gjë do të kalojë sonte në mbrëmje. Sonte gjatë natës presim përmirësim të motit në pjesën më të madhe të vendit, ku rrebeshet do të fokusohen në zonat malore. Nesër do të jetë pak freskët, ndërsa në vijim pritet rritje temperaturash, ku në fundjavë do të kulmojmë sërish te 35 gradë”, tha sinoptikania.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË ELBASAN/ Ishte e sëmurë dhe jetonte e vetme, gjendet e pajetë 65-vjeçarja
Previous article ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR/ Ekstradohet nga Italia lezhjani, nën akuzë për disa vepra penale (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet Aktualitet

NDODH EDHE KJO! Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë doli nga Kukësi, identifikohet me shpejtësi maturanti që e shpërndau, përjashtohet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO) Aktualitet

AKSION "BLIC" NË VLORË/ Grupi kriminal kapet në një lokal! Pranga 6 personave (VIDEO)

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt Aktualitet

DOSJA "BUKA"/ GJKKO shtyn seancën ndaj Arben Ahmetajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT