• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrasja e dy motrave shqiptare në Zvicër, dalin detaje të reja
Home
Aktualitet
Kronikë

Vrasja e dy motrave shqiptare në Zvicër, dalin detaje të reja

10 January, 2018 Q.Autor Aktualitet, Kronikë

Zbardhen detaje të tjera në lidhje me vrasjen e dy shqiptareve dy ditë më parë në Zvicër.

Ngjarja ndodhi në Hausen të kantonit Aargau, ku R.B. 54 vjeç, nga Kosova, vrau dy bashkëshorten, Alma 38 vjeçe, dhe motrën e saj, Elda, 31 vjeçe.

Familjarët thonë se Alma jetonte në Francë, por kishte shkuar t’i kalonte pushimet e Vitit të Ri te motra e madhe.

Policia ende nuk ka dalë me versionin e saj zyrtar rreth identitetit të viktimës së dytë dhe as lidhur me rrethanat e vrasjes.

Por bashkëshorti i Almës i ka thënë portalit Blick.ch se motra e gruas së tij është dhunuar vazhdimisht nga i shoqi (vrasësi i dyshuar).

Ai e kishte penguar të socializohej në Zvicër dhe e kishte bërë disa herë për spital.

Një person tjetër i ka thënë portalit Albinfo.ch, se e ka njohur autorin e vrasjeve dhe duke ditur natyrën e tij, ngjarja nuk e ka habitur.

Sipas tij, B.R.,nga Kosova, ka qenë pensionist invaliditeti dhe me gjendje jo të mirë financiare e sociale.

Ai ka qenë edhe më herët i martuar me grua nga Kosova, ndërsa Alma 38 vjeçare nga Shqipëria ishte gruaja e dytë e tij.

Çifti kishte tre fëmijë: dy vajza: 16 dhe 7 vjeçe si dhe një djalë 14-vjeçar.

Policia dyshon se vrasjet janë kryer në gjaknxehtësi e sipër, pasi gjithçka ka ndodhur në kuzhinë dhe arma është një thikë.

Mediat vendase kanë raportuar se tre fëmijët e mbetur pa nënë dhe me babanë e burgosur janë dërguar në një qendër fëmijësh në Brugg.(TemA)

  • Tags
  • fb
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U shkarkua nga detyra/ Pas bashkëshortes edhe Dritan Gina padit kryeprokuroren Arta Markun
Previous article INTERVISTA/ Opozita në udhëkryq për të pranuar LSI-në? Flet Agron Duka: Ja e vërteta e polit të tretë dhe spekulimet për shantazh ndaj PD-së

Q.Autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në pyjet e Krujë, arrestohen dy persona me precedentë penalë

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut Aktualitet

OPERACION NË BURGUN E DRENOVËS/ Kontrolle në orët e para të mëngjesit, i kapet sërish telefon Laert Haxhiut

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg Aktualitet

ISHTE KTHYER NË TMERRIN E ANGLISË ME VJEDHJE SPEKTAKOLARE/ Çfarë e tradhtoi shqiptarin Gledis Uka. Dënohet me 10 vite burg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT