Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë, por fatmirësisht pa pasoja.
Një makinë tip “Golf” është përplasur me një “Benz” në rrugën Transballkanike.
Nga përplasja drejtuesit e makinave nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.


