• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SOT KUVENDI KOMBËTAR I PD/ Demokratët do zgjedhin 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar
Home
Politikë

SOT KUVENDI KOMBËTAR I PD/ Demokratët do zgjedhin 300 anëtarët e Këshillit Kombëtar

17 July, 2021 s.autor Politikë

Partia Demokratike mbledh këtë të shtunë, organin më të lartë vendimmarrës të saj, Kuvendin Kombëtar.

Çelja e Kuvendit do të bëhet në orën 11:00, teksa kryedemokrati Lulzim Basha do t’i drejtohet demokratëve me mesazhin e tij politik. Më pas, do të jenë 19 drejtuesit politik të PD që do të mbajnë para anëtarëve të Kuvendit fjalimet, që do të jenë kryesisht të fokusuar në atë që Partia Demokratike e konsideron masakër elektorale.

Analiza e bërë për zgjedhjet e 25 prillit nuk do të jetë vetëm kryefjalë e fjalimeve politike, por raporti përmbledhës i saj me 13 përfundime, që kryesia blu kaloi mes debatesh të enjten, do t’i paraqitet për votim Kuvendit.

Kjo analizë do të jetë edhe baza mbi të cilën PD do të orientohet lidhur me vijën politike që do të mbajë, por edhe se ku do të përqendrojë energjitë e saj në 4 vitet e ardhshme opozitare.

Kryetarët dhe sekretarët e seksioneve të Partisë Demokratike dhe sekretarët e atyre seksioneve, të grupseksioneve, Anëtarët e kryesive të degëve, anëtarët e Bordit të Këshilltarëve të degëve, anëtarët e Këshillit Kombëtar aktual, deputetët, Sekretarët funksionalë, koordinatorët, ish kryetarët e Bashkive dhe përfaqësuesit e FRPD e LDG që përbëjnë këtë organ, do të votojnë përgjatë ditës së sotme mes 600 kandidaturash të propozuara nga Lulzim Basha, për Këshillin e ri Kombëtar 300 prej tyre, deri në orën 18:00 ndërsa pas mbylljes së votimit, kutitë do të transferohen në selinë blu, ku pas numërimit, të dielën do të mësohet edhe se cilët do të jenë anëtarët e Këshillit të ri.

Sot po ashtu, 11 propozimet e Kreut të PD, Lulzim Bashës për ndryshime në statut pritet të marrin pëlqimin në bllok të mijëra demokratëve të cilët e rikonfirmuan përt’i drejtuar për herë të tretë. Basha mes të tjerash ka propozuar zgjerim të kryesisë, shtim të sekretariateve, kalimin e kompetencës për të vendosur mbi marrëveshjet politike dhe koalicionet nga Kryesia te Këshilli Kombëtar, teksa ka kërkuar të sanksionohet në statut edhe ngritja e një strukture të re vendore Këshilli Koordinues i Qarkut, i drejtuar nga Drejtuesit Politikë dhe që do të funksionojë me mandat të plotë.

Ndonëse një ditë e rëndësishme për demokratët, mbledhja e Kuvendit Kombëtar nuk do të shënojë fundit e zhvillimeve të verës në PD, pasi brenda korrikut Basha pritet të riformatojë edhe ekipin drejtues.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Rastet e pakta të manipulimit me votat në Arizona bien ndesh me pretendimet e ish-Presidentit Trump
Previous article HOROSKOPI 17 KORRIK/ "Motivoni veten për të qenë më optimist", njihuni me parashikimin e yjeve për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT