• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITON TË ATIN NË BURGUN E HAGËS PAS 8 MUAJSH/ Vajza e Jakup Krasniqit: Sot në prehrin tënd m’u qetësua shpirti
Home
Rajon

VIZITON TË ATIN NË BURGUN E HAGËS PAS 8 MUAJSH/ Vajza e Jakup Krasniqit: Sot në prehrin tënd m’u qetësua shpirti

16 July, 2021 Delo.autor Rajon

Gjykata Speciale ka filluar me lejimin e vizitave për familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim, ku i pari që ka takuar familjen e tij ishte Jakup Krasniqi.

Gresa Krasniqi, e bija e Jakup Krasniqit, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka shkruar rreth takimit që ka pasur pas tetë muajsh me babain e saj.

“Për 8 muaj e 12 ditë ëndërruam përqafimin tënd e ledhatimet e tua. Sot në prehrin tënd mu qetësua shpirti babi. Harruam gjithçka. Harruam dhimbjen, pritjet, vuajtjet. Jeta është e padrejtë me njerëzit e mirë. Sa i mirë je ti babi, sa shumë padrejtësi durove. E kisha ëndrru këtë moment herë në gjumë e herë me sy qel. Para pasqyrës, çdo mëngjes i përsërisja fjalët që do t’i thoja, para teje u bëra e heshtur. Sa na kishe munguar! Sa e rënd ishte të shoh aty, por të pash më të fort se herëve tjera, megjithëse përballeshe me të tjera padrejtësi të pash më të buzëqeshur se herëve tjera, mjekra e bardhë që ti numëron vitet plot vuajtje të ka bërë edhe më të pashëm”, ka shkruar ajo në Instagram.

Më tej, ajo ka shkruar “ti nuk kthehesh babi, kisha lexuar shumë shkrime nga ish të burgosur, që tregonin historitë e tua sikur të një superheroi.

“U binda babi, ti nuk thehesh. Ti bëhesh më i fort, e kjo më gëzoi. Sa na kishe munguar. E di, ti edhe njëherë i duhesh Kosovës dhe UÇK-së. Por, na duhesh edhe neve. Padrejtësia babi, vret më shumë se plumbi. U ç’mallem thua, po ky mall vështirë se kalon. Të duam”, përfundon shkrimi i Gresa Krasniqit.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjen e tij të parë, Jakup Krasniqi ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat që i vihen në barrë.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Sipas akuzës së ngritur, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ANALIZA NË PD NDAHET NË DY FAZA"/ Ristani: Nuk ka sens. Ne nuk do merremi me veten por me kundërshtarin
Previous article VRASJA E SHQIPTARIT NË MYKONOS/ Shoku i mori jetën 27-vjeçarit për qiranë e shtëpisë (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT