• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
5 VITE PAS/ Ndikimi i përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit në median turke
Home
Nderkombetare

5 VITE PAS/ Ndikimi i përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit në median turke

16 July, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Pesë vjet pas puçit të dështuar ushtarak në Turqi, gazetarët dhe kritikët e qeverisë janë ende duke u persekutuar, thonë analistët.

Përpjekja e dështuar e grushtit të shtetit në vitin 2016 në Turqi filloi me dislokimin e automjeteve ushtarake në Urën e njohur të Bosforit në Stamboll, duke ndaluar trafikun mbi të, fluturimin në lartësi të ulët të avionëve ushtarakë, sirenat dhe shpërthimin e dhunës në rrugë.

Por pak njerëz arritën të parashikonin ndryshimin dramatik që ngjarjet e 15 korrikut 2016, do të sillnin mbi mediat në Turqi.

Atë ditë, gazetari i së përditshmes turke Cumhuriyet, Ilhan Tanir ndodhej në Uashington.

“Në atë kohë, kishte shumë sulme të ISIS-it në Turqi dhe në fillim flitej për një lloj sulmi të mundshëm nga ISIS-i, që mund të kishte shkaktuar bllokimin e Urës së Bosforit”, thotë ai.

Por Shteti Islamik nuk ishte i përfshirë në sulm dhe grushti i shtetit u mposht brenda disa orësh, duke shkaktuar gati 250 vdekur dhe më shumë se 2,000 të plagosur.

Në kërkim të drejtësisë, qeveria ndoqi jo vetëm autorët e vërtetë të grushtit të shtetit, por edhe kritikët dhe gazetarët, përfshirë Ilhan Tanir-in.

“Ishte e qartë se qeveria turke ishte shumë e pakënaqur dhe ata ishin të gatshëm të godisnin të gjitha gazetat dhe mediat e tjera kritike ndaj saj. Ata mbyllën qindra gazeta dhe media, por mbyllja e të përditshmes Cumhuriyet nuk ishte e lehtë. Kështu që, ata krijuan një aktakuzë të pabazë ndaj rreth 15-16 gazetarëve të gazetës dhe unë isha njëri prej tyre”, thotë ai.

Turqia injoroi kritikat e komunitetit ndërkombëtar për arrestimet e kritikëve dhe gazetarëve. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se ata ishin arrestuar nën akuzat për terrorizëm, jo për gazetarinë e tyre.

Shumica e të arrestuarve janë akuzuar për lidhje me lëvizjen Gulen ose mbështetjen e saj, që Ankaraja thotë se ishte organizatore e grushtit të shtetit. Ekspertët thonë se ngjarjet e vitit 2016 sollën një epokë të re të shtypjes së medias.

“Para 15 korrikut të vitit 2016, kishte një qasje të ashpër ndaj mediave të majta, kurde dhe armene, por më pas u vunë në shënjestër mediat kryesore. Në të gjithë vendin, presioni ndaj mediave u rrit jashtëzakonisht. Tani, ne kemi qindra klientë, njerëz të rëndësishëm, të njohur dhe të fuqishëm, si dhe gazetarë më pak të njohur”, thotë Veysel Ok, Zëvendës President i Shoqatës së Studimit të Medias dhe Drejtësisë.

Arrestimet dhe gjyqet kanë bërë që Turqia të klasifikohet si vendi me nivelin më të lartë të burgosjes së gazetarëve në botë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Ja momenti kur britaniku vret të riun shqiptar. Si ndodhi ngjarja e një viti më parë (VIDEO)
Previous article SHTOHEN INFEKTIMET E COVID NË SHQIPËRI/ 18 raste të reja dhe... (SHIFRAT)

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë? Botë

ANALIZA E DW: Pse Bullgaria po kërcënon të vërë veton ndaj sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT