• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Fabula e dështuar e Berishës dhe Metës me armiq imagjinar
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Fabula e dështuar e Berishës dhe Metës me armiq imagjinar

14 July, 2021 Redaktor1 OP-ED

Liderët politikë kur nuk ia dalin dot të mbrohen me prova ndaj akuzave që u bëhen, shpikin fabula me armiq imagjinarë, duke e shitur atë si konspiracion kundër popullit, Shqipërisë, lirisë dhe demokracisë. Është qasja tipike e udhëheqësve që besojnë se përmes formave të reja të populizmit, demagogjisë së vjetër dhe teorive konspirative, mund tia hedhin pa u lagur si gjyqeve të drejtësisë juridike, ashtu edhe artyre të historisë.

Liderë të tillë pavarësisht epokave, regjimeve dhe sistemeve, janë gjithmonë në kërkim të armiqve imagjinarë, për ti ikur përgjegjësive personale për çështje konkrete. Duke fajësuar dhe demonizuar dikë tjetër për dështimet e tyre, kërkojnë të manipulojnë opinionin publik, përmes miteve të rreme. Ndaj fantazia, folklori, të dhënat konfuze, dëshirat personale dhe legjendat urbane, i mvishen një personazhi konkret që tregohet me gisht për tu kryqëzuar nga gurët e mllefit propogandistik.

Janë politikanë që kërkojnë të mbjellin pasiguri dhe frikë, për të mos lejuar vendet e tyre të ecin përpara përmes rregullave të lojës demokratike, duke përhapur frymën e urrejtjes. E tillë ka qenë qasja e viteve, muajve dhe javëve të fundit e disa prej liderëve tanë politikë në opozitë. Duke dashur të pengonin ngritjen e institucioneve të sistemit të ri të drejtësisë, nga frika e ndëshkimit për korrupsionin dhe krimet e 30 viteve në pushtet, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë qenë dy kuajt kryesorë të kësaj karroce.

Armiku imagjinar që ata kanë shpikur për këtë rast është filantropi George Soros, jo aq për ndikimin e tij real në Shqipëri, sesa për shkak se emri i tij është i modës mes populistëve nga SHBA e deri në Europë. Miliarderi që ka financuar projektet e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, është një armik imagjinar shumë i preferuar ndërkombëtarisht, ndaj ishte e thjeshtë që emri i tij të përdorej si “gogol” për të mbrojtur sistemin e vjetër të drejtësisë dhe kulturën e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

E mbani mend besoj se edhe vetë Adriatik Llalla, kur ishte ende Prokuror i Përgjithshëm i Republikës, e zgjodhi emrin e George Sorosit për ta bërë armik imagjinar, me shpresën se do i shpëtonte përgjegjësisë personale. Pasi edhe Sali Berisha e përcaktoi publikisht emrin e tij si armikun imagjinar që qëndronte pas vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, për ta shpallur “non grata” atë dhe familjarët e tij, u kuptua se e gjitha nuk ishte rastësore.

Duket të jetë një strategji e mirëmenduar, për të mos dhënë llogari për akuzat konkrete që u janë bërë për aktet e korrupsionit që minojnë demokracinë, duke dashur që ti ikin përgjegjësive ligjore e publike. Ndaj është bërë qesharake përpjekja e Berishës, e cili nga njëra anë thotë se do të hedhi në gjyq në një procesi juridik në Francë Antony Blinken, e nga ana tjetër vijon të fajësojë publikisht me fjalë për futjen e tij në listën e zezë të SHBA, George Sorosin.

Kjo është miniatura e një qasje shumëvjeçare nga liderët e opozitës sonë, të cilët për bëmat e gjëmat e tyre të kritikuara nga SHBA e BE, fajësojnë ambasadorët e tyre të radhës në Tiranë. Duke mos patur as këllqe, as argumenta, as prova e as të drejtën me vete, i kanë anatemuar kryediplomatët e Washingtonit dhe të Brukselit në Tiranë, herë si shërbëtor të kryeministrave të PS, herë si të shitur, herë si të blerë, herë si të korruptuar, herë si të korruptuar dhe herë herë si të pamoralshëm.

Rasti më i fundit është loja e shëmtuar përtej çdo skrupulli, norme dhe limiti gjithfarësh, kundër Ambasadorit Soreca, se gjoja ka ndërhyrë për të ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Të njëjtët që e përshëndetën këtë vendim me hare e fishekzjarre, thanë se do e padisin atë në SPAK, duke kërkuar edhe shpalljen “non grata”. A thua se “non grata” e tyre, do kompensonte atë që është dhënë nga DASH për Sali Berishën dhe kjo lojë e ndyrë politike, do ta shpëtojë Ilir Metën nga procesi i shkarkimit që pritet të shqyrtohet pas kësaj nga Gjykata Kushtetuese.

Adriatik Llalla çuditërisht, pas vendimit të gjykatës që e dënoi atë me burg, e harroi emrin e George Sorosit si armik imagjinar. Ndryshe nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, ai nuk është as politikan dhe as lider, ndaj të shohim se çdo ndodhë pas kësaj edhe me fabulën e tyre të njëjtë me armiq imagjinarë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITJET E SPAK NË MINISTRINË E BRENDSHME/ Ish-zëvendësministrja Gjebrea: Reforma në drejtësi po funksionon
Previous article FRIKË NGA NJË TJETËR VALË PANDEMIKE/ Varianti Delta shpërthen në disa vende

Redaktor1

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT