• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROGRAMET E PËRBASHKËTA ME UNIVERSITETIN E TORINOS/ Kushi takim me studentët: Proritet bashkëpunimi me BE për diplomat…
Home
Politikë

PROGRAMET E PËRBASHKËTA ME UNIVERSITETIN E TORINOS/ Kushi takim me studentët: Proritet bashkëpunimi me BE për diplomat…

14 July, 2021 s.autor Politikë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Fakultetit Ekonomik të Tiranës, në fokus të së cilit ishte bashkëpunimi që ky fakultet ka me Universitetin e Torinos që prej vitit 2015-të me programe të përbashkëta studimi në Masterin Profesional të Financës, Kontabilitetit e Auditimit, si dhe Masterit Profesional të Teknologjisë së Informacionit e Menaxhimit të Proceseve të Biznesit.

Ministrja Kushi u njoh nga afër me përvojar e tyre e deritanishme dhe me faktin që diploma e dyfishtë e fituar nëpërmjet këtij bashkëpunimi disavjeçar ka lehtësuar rrugën e studentëve për t’u integruar shumë më shpejt në tregun e punës. Duke i cilësuar këto programe si shumë të suksesshme Kushi nënvizoi prioritetin madhor të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë në vend.

“Prioritet kryesor në sistemin tonë arsimor do të jetë arsimi i lartë dhe presim më shumë për sa i takon cilësisë. Na ndodh që maturantët më të suksesshëm, pjesa më e madhe e tyre nuk e shikojnë këtu në Shqipëri zgjedhjen për të vazhduar studimet e larta. Kjo na trishton dhe nuk na vjen mirë. Kjo është edhe arsyeja pse ne e kemi vendosur në fokus rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, me qëllim që të rinjtë tanë të kenë zgjedhje këtu në Shqipëri. Gjithmonë do të ketë të rinj e të reja shqiptare që do të shkojnë për të studiuar jashtë vendi, sikurse ka edhe të rinj italianë apo amerikanë që vijnë e studiojnë në Evropë. Por ne nuk duam që kjo të jetë një zgjedhje e detyruar për maturantët tanë” ,u shpreh Kushi.

Për këtë arsye, sipas saj një ndër mekanizmat që do të aplikohet është bashkëpunimi i ngushtë me universitetet më të mira evropiane dhe më gjerë.

“Këtu nënkuptoj që të kemi sa më shumë diploma të përbashkëta/të dyfishta, apo pse jo edhe filiale të universiteteve më prestigjioze evropiane këtu në Shqipëri. Nëpërmjet këtij mekanizmi, universitetet do të nxiten që të rrisin cilësinë. Në këtë politikë të re që po e nxisim bashkë me të gjitha universitetet për të pasur sa më shumë bashkëpunime dhe programe studimi të përbashkëta, konstatuam që i kemi disa të tilla. Por që nuk janë promovuar aq sa duhet dhe jo të gjithë maturantët e dinë që edhe këtu në Shqipëri mund të ndjekin një program studimi me vlerë evropiane” – tha Kushi duke cilësuar faktin se është në prioritetin e qeverisë shqiptare për të mbështetur hapjen dhe ofrimin e programeve të përbashkëta të studimit mes universiteteve shqiptare dhe atyre të BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTIMI I JURISTIT NË DURRËS/ Policia jep DETAJET: Regjistroi me dokumente false në Hipotekë 2000 m2 tokë
Previous article "A JE LIDHUR ME MEVLANIN?" Antonela e thotë troç: Jam penduar që... (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës Politikë

ZBARDHET VENDIMI/ Erion Veliaj shkarkon nga detyra Anuela Ristanin, i heq delegimin për drejtimin e Bashkisë së Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT