• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Banane dhe kokainë, pse po bëhen një binom i pandashëm dhe… (DURRËSI SI PORTA E HYRJES)
Home
Ekskluzive

Banane dhe kokainë, pse po bëhen një binom i pandashëm dhe… (DURRËSI SI PORTA E HYRJES)

13 July, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Trafikimi i sasive të mëdha të kokainë po përmes kontejnerëve me banane nga Ekuadori, është një skenar që përsëritet në Portin e Durrësit.

Rastet e evidentuara tashmë nga policia janë bërë të shumta dhe sasia e kapur, po ashtu. Çka dëshmon se kemi të bëjmë me një linjë që mund të ketë qenë funksionale shumë herët drejt Shqipërisë, por vetëm tani në vitet e fundit ka nisur që të goditet sistematikisht.

Dihet se kokaina prodhohet kryesisht në vendet e Amerikës Latine prej nga vjen edhe banania, e cila nisur nga rastet e kapura tregon se perdoret më shumë si kamuflazh për trafikun e drogës dhe fitimet e saj përrallore, sesa për një tregëtimin normal të frutit ekzotik për nevojat e tregut të brendshëm.

E përbashkëta e kompanive që kanë patur drogë në ngarkesat e mallit të deklaruar, veç emrave që lidhen me frutat si: “Alba Exotic Fruit”, “Masabi Fruits” apo “Arbri Garden”, kanë të përbashkët edhe itinerarin nga Kolumbia e Ekuadori drejt e në Durrës në udhetime që zgjasin me javë e me muaj prej mijëra kilometrash përmes detesh e oqeanesh.

Kokaina e kapur sot

Sasi më e fundit prej rreth 15 kg kokainë, është kapur në Portin e Durrësit mesditën e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori.

Kokaina u gjet pas një kontrolli të Policisë Kufitare, pas informacioneve të marra, ku nga skaneri rezultoi se kontejneri kishte pësuar modifikime në pjesën e bazamentit, në të cilën edhe u gjet më pas e fshehur droga.

Ngarkesa vinte për llogari të kompanisë shqiptare “Alba Exotic fruit”, me seli në Kombinat, Tiranë, dhe që operon në treg që nga viti 2011, ndërsa pronarë të saj janë Eduart Dauti dhe Barjon Gumeni.

Rastet

Rasti me i bujshëm që është kapur gjatë këtyre 30 viteve, është ai i sasisë rekord prej 613 kg kokainë, e cila daton në 2018.

Edhe kjo sasi u kap brenda një kontenieri me banane të ardhura nga Kolumbia, që ishin të porositura nga kompania “Arbri-Garden” me qendër në Maminas të Durrësit me pronar Arbër Çekaj, 38-vjeç, i cili sot është dënuar nga drejtësia shqiptare me 14 vite burg.

Arber Çekaj

“Telenovela” vijon brenda familjes teksa babai i Arbrit, Selim Çekaj kapet më vonë në një skemë të ngjashme po në ngarkesë bananesh, me 49 kg kokainë.

Konteineri vinte nga Ekuadori drejt Portit të Durrësit, gjë që çoi në arrestimin e administratorit të firmës ECOALMAX me qendër në Maminas që posedonte kontejnerin, Selim Çekaj, 72 vjeç.

Policia tha se konteineri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të konteinerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që  kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.

143 kg kokainë

Një sasi tjetër e madhe, prej 143 kg kokainë e ndarë në 120 pako u kapen më 10 prill të këtij viti, e ku si kamuflazh sërisht ishte përdorur një ngarkesë me banane.

Kokaina është gjetur në një konteinier të mbushur me banane për llogari të kompanisë shqiptare “Masabi Fruits” me seli në Kombinat të Tiranës, në anijen “Dance” që u nis nga Ekuadori dhe mbërriti në Durrës, teksa destinacioni final i saj ishtë Tivari në Mal të Zi.

Itinerari

Rasti i 613 kokainë i njohur si operacioni “Bora e fundit”, mund të shërbejë edhe si kazusi për të treguar itinerarin që ndjekin kontenierët e frutave ekzotike që sjellin ngarkesat e kokainës nga Amerika Latine në Shqipërio. Ajo udhëtoi prej 38 ditësh nga Kolumbia drejt portit të Durrësit.

Ndërkohë që rasti i kapur diten e sotme i kompanise “Alba Exotic Fruit” ka udhëtuar 2 muaj.

Kontejneri është nisur nga Ekuadori në datë 26 maj dhe në total ka ndaluar në 5 porte. Ndalesa e parë pas nisjes është në Guayaquil të Ekuadorit në orën 02:47 të 27 majit.

Aty ka qëndruar për 2 ditë dhe më pas mëngjesin e 29 majit është nisur drejt Marokut të Afrikës së Veriut. Edhe në këtë ndalesë, kontejneri ka qëndruar për një kohë relativisht të gjatë, nga data 16-24 qershor.

Nga Maroku, kontejneri ka udhëtuar drejt portit të Greqisë për të mbërritur më pas në Portin e Durrësit, ku dhe pas kontrollit të detajuar u gjet 11 kg e 650 gram kokainë.

Durrësi si porta e hyrjes

Porti i Durrësit duket se është idealja edhe pse në vetem 4 muajt e fundit janë kapur dhe zbuluar plot 1 ton kokainë, duke i humbur “lojën” trafikantëve në momentin e fundit kur pritet të mbarojë çdo gjë.

Rastet e kapura i janë nënshtruar skanerit pasi janë vlerësuar si kontenier me risk.

Po si bëhet përcaktimi i një “konteinieri me risk”? 

Ka të paktën tri mënyra:

Së pari është ajo e “shortit”, ku 1 në 100 konteinier i nënshtrohet kontrollit të detajuar.

Mënyra e dytë, është kur vijnë informacione nga shërbimet e partnerëve mbi mallra të dyshimtë.

E treta, përmes zbulimit të drogës në rrugë operative nga agjensitë shqiptare të zbatimit të ligjit, bazuar edhe tek aktiviteti i mëparshëm i pritësve të “mallit”.

Një gjë është e sigurtë, sa më shumë raste si ky i stomi kapen, aq më shumë duket se po the kontenierë me banane që mbërrijnë në Shqipëri ke thë edhe “kontenier me risk”!

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON NJË PRAPASKENË/ Malafeev: Mancini dështoi për shkak të gjuhës dhe sepse nuk ishte i motivuar
Previous article LEJOHEN 1100 TIFOZË NË STADIUM/ Ja sa kushton një biletë për sfidën Sfintul-Partizani...

F.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT