• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAPEN 15 KG KOKAINË NË DURRËS/ “Alba Exotic Fruit” e njëjta kompani që në 2019 iu kapën në Pire 137 kg drogë që u zëvendësua me… (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

KAPEN 15 KG KOKAINË NË DURRËS/ “Alba Exotic Fruit” e njëjta kompani që në 2019 iu kapën në Pire 137 kg drogë që u zëvendësua me… (DETAJET)

13 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

15 kilogramë kokainë, që u zbuluan sot në Portin e Durrësit në një kontejner të ngarkuar me banane, i cili vinte nga Ekuadori, u gjetën në një kontejner me banane të porositur nga firma Alba Exotic Fruit me pronarë Eduart Dautin e Barjon Gumeni.

Eduart Dauti nuk është një emër i panjohur, pasi në vitin 2019 në konteinerët e po të njëjtës firmë, pra ‘Alba Exotic Fruit’ në Pire u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz. Për kokainën e ngarkuar në kontinerët e ‘Alba Exotic Fruit’ u shpall në kërkim Gentian Malindi.

Për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’ në 2019 u arrestuan Altin Myslihaka dhe Ardian Begaj.

Si u kap droga? Më 19 gusht 2019 kontenierët mbërritën nga Ekuadori, tranzit në portin e Pireut në Greqi dhe në këtë moment nisi operacioni ku u zbuluan dhe u sekuestruan 500 kg kokainë nën koordinimin e DEA dhe autoriteteve greke të cilët më pas njoftuan edhe palën shqiptare.

Pasi kontenierët kanë qëndruar për 26 ditë në Pire ku janë bërë disa takime me palën shqiptare greke dhe koordinimin e DEA-s zyrës kundër drogës së SHBA-ve me seli në Athinë është vendosur dorëzimi i kontrolluar e më pas lejimi për udhëtim drejt Shqipërisë në Portin e Durrësit. Pas tre ditëve lundrim në det katër kontenierët të cilët grupi i Gentian Malindit i priste me kokainë në Durrës kanë prekur tokën shqiptare mbrëmjen e 17 shtatorit në orën 21:24 minuta.

Të përfshirët në këtë trafik nuk mbërritën që atë mbrëmje për të marrë pakot e kokainës duke i lënë atje për disa ditë deri sa mesditën e 19 shtatorit të kontraktuarit nga Malindi, Altin Myslikhaka dhe Ardian Bega paraqiten në terminal dhe hapin një nga kontenierët. Sipas grupit hetimor ata kanë hapur vetëm kontenierin me targë 313 duke hequr me një kaçavidë pllakën metalike dhe duke marrë prej atyre disa pako me çantë dore. Pako të cilat në vend të 137 kg kokainë kishin 136 kg oriz e gips si dhe 1 kg kokainë në të cilën kishte të montuar pajisjen e lokalizimit satelitorë GPS duke u zbuluar.

Gentian Malindi, me origjinë nga Skrapari dhe banim në Durrës, djali i avokatit të njohur Ilir Malindi, është pronar i një kompanie për tregtiimin e produkteve të detit, i arrestuar më herët me lëndë narkotike (në vitin 2013). I arrestuari Mislihaka ishte pastrues në anijen e peshkimit të Gentian Malindit, “Eniwej”, dhe kishte leje dhe akses për t’u futur në portin e Durrësit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË ORIKUM/ Makina kthehet përmbys në kanal, krijohet trafik në zonë
Previous article “VARIANTI DELTA 40-60% MË TRANSMETUSHËM"/ Fico: Akoma s’kemi raste të konfirmuara. Rimbyllje? Në mes të vjeshtës do të kemi…

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë Aktualitet

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT