• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITËN ME SENDE TË FORTA 25-VJEÇARIN DHE QËLLUAN ME ARMË/ Arrestohet 52-vjeçari në Shijak, në kërkim dy…
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITËN ME SENDE TË FORTA 25-VJEÇARIN DHE QËLLUAN ME ARMË/ Arrestohet 52-vjeçari në Shijak, në kërkim dy…

12 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Durrësit ka arrestuar një 52-vjeçar dhe shpallur në kërkim dy të rinj, që kanë lidhje familjare me të arrestuarin, pasi kanë goditur me sende të forta një persona dhe kanë qëlluar me armë zjarri në Shijak.

Sipas uniformave blu, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasin D. Gj., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, Durrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup, ndërsa gjatë largimit nga vendngjarja dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri në Shijak, duke prishur qetësinë publike.

Në pranga ka rënë shtetasi Astrit Keçi, si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Xhulio Keçi dhe Kleart Keçi, pasi kanë goditur shtetasin Denis Gjeci.

Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë 25-vjeçari Fabian Calliku dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Amadeo Calliku, pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan shtetasin A. K., 52 vjeç dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasve Xh. K., 20 vjeç dhe K. K., 22 vjeç, banues në Shijak, Durrës (me lidhje familjare).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta shtetasin D. Gj., 25 vjeç, banues në Pjezë, Shijak, Durrës, duke i shkaktuar dëmtime të lehta në trup. Gjithashtu, këta shtetas, gjatë largimit nga vendngjarja dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri në Shijak, duke prishur qetësinë publike.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë dhe gjatë shoqërimit të personave që mund të kishin dijeni për ngjarjen e ndodhur, shtetasi F. Ç. ka kundërshtuar me dhunë forcat e Policisë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ç., 25 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai tij, shtetasi A. Ç., 25 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në ngarkim të shtetasve A. K., Xh. K. dhe K. K., për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, si dhe në ngarkim të shtetasve F. Ç. dhe A. Ç., 25 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI TRONDITËS/ Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e presidentit të Haitit
Previous article NJË NATË MAGJIKE/ Puthje dhe lot gëzimi, italianët festojnë titullin kampion (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës Aktualitet

MOTI I KEQ NË KORÇË/ Era e fortë shkakton rrëzimin e pemëve mbi automjete! Breshër në zonat e Maliqit dhe Kolonjës

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit Aktualitet

AKSIDENTI NË AKSIN RRUGOR LIN-POGRADEC/ Ndërron jetë drejtuesi i mjetit, policia: Humbi kontrollin e mjetit

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave Aktualitet

ZËVËNDËSON BENARD PALAJN/ Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT