Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë në fshatin Grabjan. Policia njofton se si pasojë ka mbetur i plagosur një 21 vjeçar.
Sot, rreth orës 20:10, në fshatin Grabjan, Vlorë, dyshohet se shtetasi E. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


