• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
EUROBONDI I RI/ Ekspertja Elona Shehu: I nevojshëm në këtë situatë, fondet të shkojnë edhe për investime
Home
Ekonomi

EUROBONDI I RI/ Ekspertja Elona Shehu: I nevojshëm në këtë situatë, fondet të shkojnë edhe për investime

11 July, 2021 s.autor Ekonomi

Dalja përsëri në tregjet ndërkombëtare për të emetuar Eurobondin e pestë në vlerën e 500 milionë eurove vitin që vjen, është e domosdoshme për situatën aktuale të ekonomisë, thonw ekspertët e fushës. Sipas pedagoges Elona Shehu nëse borxhi do merrej brenda vendit do të cenonte kreditimin e ekonomisë.

“Në situatën në të cilën ndodhemi dhe në mungesën e kreditimit të ekonomisë, këtu i referohem kreditimit të biznesit të madh dhe nevojën që ai ka për të investuar dhe për tu financuar në tregun vendas, sa hapësirë mund ti linte një huamarrje e brendshme kreditimit. Pra automatikisht do të rritej kostoja e financimit për ekonominë”, u shpreh ekspertja Shehu.

Disavantazhi i një borxhi të huaj sipas ekspertes Elona Shehu është në momentin e shlyerjes së tij për shkak të kostos së lartë, përfshirë edhe konvertimin e parave në monedhë të huaj.

“Është pozitiv në momentin fillestar kur ne përfitojmë fondin qofshin në formën e borxhit apo të granteve, gjithsesi e sjellin një ndikim në ekonomi. Ajo që konsiderohet problematike është mënyra se si do të shlyhet borxhi, pra përcaktimi i kësteve dhe periudha kur do të fillojë shlyerja e këtij borxhi.Përveç kostos dhe përveç zgjatjes në kohë duhet të ketë një përdorim eficent të këtij borxhi”, shprehet Shehu.

Sa i takon nivelit të borxhit publik që pritet të kapërcejë shifrën e 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto këtë vit, Shehu thotë se kjo rritje justifikohet për shkak të situatës së pazakontë ekonomike.

“Jemi në nivele të larta të borxhit publik, të domosdoshme dhe të justifikuara por që e përkeqësojnë situatën ekonomike, ndoshta jo në momentin aktual por duhet të kemi parasysh që një ditë ky borxh do të shlyhet dhe kostoja do të rëndojë mbi individin”, thotë ndër të tjera ekspertja e ekonomisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ALARM" NGA VARIANTI DELTA EDHE NË GJERMANI/ 745 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit
Previous article NUK RESPEKTOI ORËN POLICORE/ Ndëshkohet me 1 milionë lekë pronari i një lokali në Ishull Lezhë

s.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj Ekonomi

HEKURUDHAT, ASISTENCË PËR PËRAFRIMIN E LIGJEVE ME BE/ Shpallet fituesi i kontratës 641 mijë euro, projekti do të zgjasë 15 muaj

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT