• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORI SUKSESI/ Shqiptari në Bruksel, mbajtës i sekretit të patateve të skuqura të famshme të Belgjikës
Home
Sociale

HISTORI SUKSESI/ Shqiptari në Bruksel, mbajtës i sekretit të patateve të skuqura të famshme të Belgjikës

10 July, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Një kosovar me vite i ushqen belgët me patatet e skuqura të famshme të Belgjikës.

Kemal Vuciterna, i cili drejton një nga dyqanet më të vjetra të patateve të skuqura në kryeqytetin Bruksel për 33 vjet, tregoi se sekreti për patateve të mira të skuqura qëndron në llojin e patates, vajin e përdorur dhe teknikën e gatimit.

Vuciterna, dyqani i të cilit gjendet menjëherë pranë Kishës historike Notre Dame në zonën turistike të Brukselit Sablon, tashmë 33 vite përgatit patate të skuqura.

Vuciterna, një nga përgatitësit më të vjetër të patateve të skuqura në Bruksel, sekretin për përgatitjen e patateve të skuqura dhe historinë e tij e ndau me Anadolu Agency (AA).

I lindur në qytetin e Prizrenit, ai ka jetuar në Kosovë deri në moshën 15-vjeçare, ndërsa në vitin 1980 ka ardhur në Bruksel, me çka ka filluar historia e tij tek dyqani për patate të skuqura, të cilin xhaxhai i tij e kishte hapur para 47 viteve.

“Shkollën fillore e kam kryer në Kosovë. Kam mësuar turqisht. Pastaj në moshën 15-vjeçare erdha këtu te xhaxhai im. Kur erdha këtu, xhaxhai im punonte me një grek. Këtu mësova tre vite. Pastaj fillova të punoj këtu. Kur nuk kisha shkollë, vija këtu për të punuar. Historia ime filloi këtu. Unë nuk di gjë tjetër”, u shpreh ai.

Sekreti i patates së skuqur të mirë

Kemal Vuciterna dha recetën se si të bëhen patate të skuqura të mira që duken si të thjeshta. Ai theksoi se është i rëndësishëm lloji i patates, vaji i përdorur dhe teknika e gatimit për patate të skuqura të mirë, duke treguar se pse patatet e skuqura të Belgjikës janë të famshme:

“E para, lloji i patates. Kësaj i thonë Bintje. Është patatja më e mirë për të bërë patate të skuqura. Këtu kultivohet. Kultivohet edhe ne Holandë, Luksemburg. Patatet e skuqura më të mira bëhen nga këto. Përdorim vaj misri. Me atë bëhet mirë patatja. Ndonjëherë kur unë i përgatiti i shtoj vaj ulliri. Shtoj prej asaj me kualitet. I jep shije pikante”.

Pas llojit të patates dhe vajit që përdoret, Vuciterna foli edhe për teknikën e skuqjes. Ai tha se përdor patate të freskëta dhe jo të ngrira.

“Patatja skuqet dy herë. Herën e parë e skuqim pak. Bëhet gjysmë i pjekur. Në skuqjen e parë zbutet. E nxjerrim pasi të jetë gjysmë e skuqur në 125 gradë. Pasi i nxjerrim të pushojnë. Kur vijnë myshterijntë, hedhim një ose dy pako. Atëherë nxehtësia më e madhe. Mund të jetë prej 170 deri në 173”, tha Vuciterna.

Për një patate të skuqur të mirë, sipas tij, është e rëndësishme edhe si të prehet patatja dhe se sa milimetra e trashë duhet të jetë.

“Duhet të jetë 12 milimetra e trashë. Pasi të skuqen, kur ua japim myshterinjve, mbeten 7-10 minuta të nxehta. Jashtë bëhet krokante, brenda e butë. E shijoni pataten”, tha Vuciterna.

“Në familje flasim edhe shqip, edhe turqisht”

Kemali në javë çdo ditë punon nga 12 orë, ndërsa pushimet verore patjetër i kalon në Kosovë. Ai nuk dëshiron t’i ndërpresë lidhjet me Kosovën ku vëllezërit e tij jetojnë, ndërsa gjithashtu dëshiron të mbrojë gjuhën dhe kulturën.

Edhe pse asnjëherë nuk ka jetuar në Turqi, ai e flet mirë turqishten.

“Ne në familje flasim edhe shqip, edhe turqisht”, thotë ai.

Pasi të dalë në pension, ai planifikon të vendoset në Kosovë.

“Gjatë gjithë jetës kam punuar që të bëj një shtëpi të vogël, që edhe fëmijët e mi të vendosen andej. Më merr malli shumë për vendin tim. E dua shumë atdheun tim”, theksoi Vuciterna.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VUANI NGA PAGJUMËSIA? Atëherë kjo është pija që ju ndihmon
Previous article OPERACIONI I SPAK/ Yuri Kim: Abuzimi me tenderat, njësoj si të vjedhësh qytetarët shqiptarë dhe ata amerikanë

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU VËLLANË DHE U ARRATIS/ Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë Aktualitet

VRAU VËLLANË DHE U ARRATIS/ Arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë Aktualitet

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT