• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DITËT E NXEHTA/ Mjekët këshillojnë si të ruhemi nga vapa: Të përdoren…
Home
Sociale

DITËT E NXEHTA/ Mjekët këshillojnë si të ruhemi nga vapa: Të përdoren…

9 July, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Dita e sotme është më e nxehta e kësaj jave, me temperatura mbi 41 gradë celcius, si pasojë e një vale të nxehti afrikan, por këtë herë afatshkurtër. Shishja e ujit merr kaq vlerë në këto ditë përvëluese dhe këshilla e parë që japin mjekët dhe jo vetëm, është të konsumojmë sa më shumë ujë dhe lëngje frutash.

Xhentiljana Nazaj, mjeke: Kryesore është të shmanget e dala në kohën e pikut të rrezatimit, si për fëmijët ashtu edhe moshat e treta, nga ora 11 deri në orën 17-18 pasdite. Rekomandoj të vishemi lehtshëm, me ngjyra të hapura, me material pambuku. Është shumë e rëndësishme mënyra e të ushqyerit. Duhen mënjanuar proteinat, kryesisht kafeja, ëmbëlsirat. Të përdoren më tepër frutat, perimet, uji, çajrat. Të rregullojmë rehidrimin, të marrim sa më shumë lëngje, duke ditur që humbasim me djersitjen, dhe normalisht ekspozimi në rrezet e diellit shoqërohet kryesisht me dehidratim.

Të sëmurët kronikë që japin më shumë problematika nga ekspozimi I zgjatur në diell janë të sëmurët kardiakë. Kemi patur raste me luhatje hipertensioni, rritje ose zbehje të rrahjeve të zemrës. Janë të sëmurët diabetikë dhe të sëmurët që vuajnë nga veshkat që kanë insufiçence renale. “Jashtëzakonisht vapë po bën. Po e përballojmë duke konsumuar ujë çezme, me ushqime të zakonshme si zarzavatet, mishin nuk e hamë shpesh, gjëra freskuese, gjëra të lehta, gjërat që na thonë doktorët. Unë nuk dal në vapë se jam me zemër, por sot erdha në ambulancë, sepse doja të bëja vaksinën. Fëmijët mundohem t’I mbaj freskët, me lëngje, vitamina”, shprehen qytetarët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PUNA E KRYEBASHKIAKËVE DO MATET ME..."/ Rama: Nga dënimet me gjobë te denoncime në SPAK për çdo tender të dyshimtë
Previous article E RËNDË/ Ndërron jetë nga COVID-19 studiuesja që prodhoi vaksinën kineze në Indonezi

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT