• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INSPEKTON PUNIMET NË BYPASS-IN E VLORËS/ Ministrja Balluku: Me 16 korrik hapet për qarkullimin e automjeteve
Home
Politikë

INSPEKTON PUNIMET NË BYPASS-IN E VLORËS/ Ministrja Balluku: Me 16 korrik hapet për qarkullimin e automjeteve

8 July, 2021 Delo.autor Politikë

Duke filluar nga 16 korriku, qytetarët që kanë zgjedhur jugun e vendit për kaluar pushimet, do të mund të kalojnë tashmë nga Bypassi i Vlorës. Ministrja e Transporteve, Belinda Balluku, inspektoi mbrëmjen e sotme punimet në Bypass, ndërsa tha se do të jetë i kalueshëm për automjetet më 16 korrik.

Balluku theksoi se punimet pritet të mbarojnë më 15 korrik, ndërsa më 16 korrik do të bëhet përurimi i rrugës. Ky segment do të jetë një alternativë më shumë për pushuesit për të udhëtuar më lehtësisht drejt bregdetit të jugut.

“Kjo rrugë do të jetë e përfunduar më 15 korrik, mbyllen të gjitha punimet, mbrëmjen e 15 korrikut do të punohet me policinë për kolaudimin dhe më pas me përfaqësuesit europian pasi ata janë mbështetësit financiar të këtij projekti dhe me kryeministrin, më 16, të premten, kur njerëzit do të aksesojnë jugun nëpërmjet kësaj rruge, më 16 pasdite, me kryeministrin dhe përfaqësues të delegacionit Europian, do të hapim këtë rrugë për kalim. Do të shkojnë në jug pa patur nevojë të kalojnë nga qyteti i Vlorës që do të mbete një sajt turistik, por jo një rrugë kalimi për në jug”, tha ministrja.

Gjatë inspektimeve, Ministrja e vuri theksin te siguria rrugore, ndërsa tha se i është kërkuar edhe Policisë së Shtetit që të inspektojë rrugë përpara se ajo të bëhet e kalueshme për automjetet, në mënyrë që të bëhen ndryshimet që mund të jenë të nevojshme.

“Ecuria e punimeve është shumë e mirë, në kantiere po punohet ditën edhe natën. Ne jemi të përqendruar te siguria rrugore dhe shikoj që dukshëm janë përmbushur disa nga kushtet e sigurisë rrugore, i kemi kërkuar Policisë së Shtetit që të vijë par ase të dorëzohet vepra dhe do inspektojmë rrugën dhe ata do të na japin sugjerimet e tyre për ndryshimet që mund të jenë të nevojshme”, u shpreh Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS SHERRI NË SARANDË/ I ngacmuan të dashurën turistit, pronari i picerisë i "sulet" me thikë (VIDEO)
Previous article U QËLLUA ME SENDE TË FORTA/ Kush është i riu i plagosur në Kurbin, policia shoqëron disa persona (EMRI)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT