• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TEMPERATURAT E LARTA/ Deri kur do të zgjasë vapa përvëluese, meteorologu bën parashikimin…
Home
Sociale

TEMPERATURAT E LARTA/ Deri kur do të zgjasë vapa përvëluese, meteorologu bën parashikimin…

8 July, 2021 F.autor Aktualitet, Sociale

Meteorologu Akil Osmani përmes një lidhjeje të drejtëpërdrejtë me studion e lajmeve të televizionit FaxNews, foli mbi situatën meteorologjike për ditët në vijim.

Osmani theksoi se vala e të nxehtit që ka kapluar vendin do të vijojë dhe 2-3 ditët e ardhshme deri të shtunën kur kemi një rikthim të reshjeve dhe vranësirave në shumicën e territorit të vendit. Nga e diela sipas Osmanit do të rikthehen temperaturat normale, por sipas tij nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të të nxehtit afrikan me temperatura mbi 40 gradë gjatë muajit korrik.

“Për sa i përket kushteve të motit edhe në ditën e sotme mbetemi në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta, këto të fokusuara kryesisht në zonën lindore

Ditën e nesërme kemi një shfaqje më të dukshme të vranësirave kryesisht në zonat malore, ku do të gjenerohen dhe reshje të izoluara të pakta në veri dhe në zonën lindore. E shtuna do të sjellë dhe zhvillim të vranësirave në territorin shqiptar që do të krijojnë kushte për reshje të pakta afatshkurtra në një pjesë të mirë të territorit shqiptar.

E diela sjell një përmirësim të kushteve të motit duke i lënë vranësirat dhe reshjet vetëm në zonat malore. Lëvizjet e masave ajrore që vijnë nga kontinenti afrikan sjellin dhe temperaturat e larta që kanë qenë prezente në vendin tonë.

Kjo do të jetë një valë e shkurtër që do të zgjasë dy tre ditë dhe më pas do të kemi një rikthim të temperaturave normale, por përsëri pak më të larta se mesatarja.

Nuk përjashtohet mundësia që në pjesën e mbetur të muajit korrik të kemi një rikthim të valëve të të nxehtit në territorin shqiptar me temperature mbi 39 gradë”, tha Osmani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ “Berisha në listën e zezë të DASH”, si po i turpëron familjarisht administrata Biden të gjithë të korruptuarit
Previous article SHERRE DHE.../ Pesë të arrestuar brenda pak orëve në Tiranë, ja çfarë ndodhi

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT